Pavarësisht denoncimeve dhe provave të PD dhe opozitës për incineratorin e Tiranës dhe dosjen 5D, SPAK vazhdon indiferencën, duke treguar se po bën punë hetimore me Ilir Beqajn, tashmë pas hekurave për korrupsion dhe fshehje pasurie. Si për të tërhequr vëmendjen nga denoncimet e Këlliçit dhe opozitës , SPAK ushtron kontroll të papritur dhe të befasishëm këtë të mërkurë në Vlorë, në banesën e Beqajt për dosjen SASPAC.
Banesa ku është shkuar për kontroll ishte marrë me qira nga Beqaj më 11.02.2020, ndërsa ka qenë e kyçur në momentin e mbërritjes së ofircerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Banesa e Beqajt ndodhej në katin e 7, të një pallati në zonën e Lungomares. Rreth orës 15:30 agjentët e BKH-së, sëbashku me forcat e Policisë së Vlorës, si dhe forcat zjarrfikëse kanë hapur derën e banesë së ish ministrit. Nuk dihet ende se çfarë kanë gjetur apo çfarë kanë sekuestruar.
Vetë avokati i Ilir Beqajt nuk ka pranuar të shoqërojë kontrollin e BKH-së në këto ambiente, për shkak se në dijeni e tij nuk është e lidhur aktulisht kjo kontratë qiraje.
Kërkesa e bërë nga prokurorja e posaçme Elida Kaçkini është miratuar të mërkurën nga GJKKO, ku lejon kotrolle edhe në një garazh apo ambiente ndihmëse të këtij apartamenti.
Siç ndodh rëndom me fletë arrestet e lëshuara nga Gjykata për incineratorin, edhe këtë radhë oficerët e BKH-së duket se kanë dalë ‘duarbosh’ nga kërkimet në banesën e Beqajt në Vlorë. Ish ministri Ilir Beqaj është në arrest me akuzat e korrupsionit dhe fshehje pasurie.