Shembet 'Edith Durham', 494 mln lekë për shkollën e re, por sërish klasa me 40 nxënës

E mërkurë, 07 August 2024 09:35
 

Një muaj para nisjes së vitit të ri shkollor, bashkia e Tiranës ka hapur tenderin prej 494 milionë lekësh për shembjen dhe ndërtimin nga themelet të shkollës nëntë vjeçare “Edith Durham”, në ish Bllok. Sipas projektit të bërë publik godina e re do të jetë 3 kate mbi tokë, plus një kat nëntokë dhe punimet parashikohet të zgjasin dhjetë muaj.

“Gjendja aktuale ndërtimore e godinës është e amortizuar duke bërë të domosdoshëm një rinovim total të saj në mënyrë që nxënësve, t’ju afrohen kushte bashkëkohore mësimi sipas standarteve europiane”- citohet në projektin e ri arkitektonik.

Projekti i ri është pritur me kundërshti nga prindërit, pasi ai nuk zgjidh problemin e mbingarkesës. Për shkak të numrit të lartë të nxënësve prej vitesh kjo shkollë funksionon me dy turne.

Shkolla ekzistuese ka një kapacitet prej 1324 nxënës nga ku 400 nxënës zhvillojnë mësim në turnin e dytë, (13 klasa). Ndërkohë që projekti ri po ndërtohet duke parashikuar një rrudhje të numrit të nxënësve.

“Numri i studentëve që do të ketë shkolla është 1188”- citohet në projektin arkitektonik, duke i dhënë zgjidhje kështu mësimit me turne.

Sipas propozimit të projektit arkitektonik për godinën e re parashikohet të krijohen 33 klasa, ku 13 do të jenë fillore dhe 20 klasa do të jenë nëntë – vjeçare, klasa me nga 36 nxënës. Por nëse marrin në konsideratë se aktualisht shkolla ka 1324 nxënës në total, atëherë një klasë do të ketë 40 nxënës.

“Aktualisht vajza ime përfundoi klasën e parë, ku ishin 27 nxënës në klasë. Ndërtesa e re nuk është se do ta zgjidhi problemin e mbingarkesës së klasave, për vetë faktin që do ketë klasa jo mjaftueshëm për të mbuluar nevojën e shkollës, për më tepër klasat do të kenë më shumë nxënës seç kanë pasur më përpara” – thotë Arlinda Shehu, prindër i një nxënëseje në shkollën “Edith Durham”.

Shehu shpjegon se me prindërit nuk janë bërë konsultime, por vetëm njoftim i projektit të ri.

“Thonë që gjatë rindërtimit nxënësit do të shpërndahen në shkolla të tjera. Arsyet që e kundërshtojmë projektin janë shumë të thjeshta, një shkollë e re që po rindërtohet duhet të plotësojë nevojat e komunitetit të zonës, çka do të thotë se një mësues do të ketë më shumë nxënës, do ketë më pak mundësi cdo nxënës për të nxënë, do ti kushtohet më pak vëmendje secilit” – thekson ajo.

E ndërtuar në vitin 1945 me emrin “11 Janari”, në vitin 1989 asaj iu shtuan 12 klasa dhe palestra. Më 2003 filloi rikonstruksioni i plotë i shkollës dhe u shtua një ambient i ri që bën lidhjen mes pjesës së klasave fillore me atë te klasave 9-vjecare, njëkohësisht shërben si hyrje dhe holli kryesor i shkollës. Në vitin 1992 shkolla mori emrin “Edith Durham”.

Ndërtesa e re që pritet të ndërtohet do të jetë tre kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë me sipërfaqe totale ndërtimi 5941 m², do të ketë 10 laboratorë, një sallë polifunksionale dhe një sallë multimediale.

Kujtojmë se përpara pak kohësh bashkia Tiranë shembi edhe shkollën nëntë – vjeçare “Emin Duraku” dhe gjimnazin “Sami Frashëri”, për shkak të dëmtimeve të tërmetit të 26 nëntorit. Të dy këto objekte tashmë kanë përfunduar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...