Kë të besojmë për ushqimet? Dikur Rama reklamonte aparatin që sot e hedh poshtë

E mërkurë, 07 August 2024 09:37
 
 

Pak ditë më parë qeveria u detyra të nxirrte para gazetarëve ministren e Bujqësisë që të përgënjeshtronte një video në Instagram të gazetarit Blendi Fevziu. Ky i fundit kishte demonstruar me anë të një pajisjeje nivelin e lartë të nitratit në produktet bujqësore vendase. Masa e tyre duhet të jetë 90, por rezultati është shumë herë më i lartë, detektori ka shënuar 1000.

Këtë demonstrim ministrja Anila Denaj e hodhi poshtë duke deklaruar se i vetmi institucion që certifikon produktet është Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV).

“Institucioni që është përgjegjës për të gjitha analizat laboratorike është ISUV, një institucion shtetëror i fokusuar në akreditimin e testeve laboratorike. Sot jemi 1361 kontrolle. Gjurmohet edhe ku ka produkte që mund të ketë përmbajtje të lartë të disa produkte si nitrati. Duhet të heqim dorë nga pajisje që nuk janë të certifikuara” – tha ministrja Denaj.

Image

Por në fakt të njëjtën aparaturë që sot qeveria e quan “të pacertifikuar” e ka përdorur vetë kryeministri Edi Rama pak vite më parë. Në faqen e tij në Facebook është ende ky publikim i 13 qershorit 2018 kur kreu i qeverisë tregonte si domatja shqiptare është e pastër dhe eksportohet në BE.

“Vetëm një kompani shqiptare, ka grumbulluar dhe eksportuar deri tani mbi 6000 ton domate e kultura të tjera bujqësore, në 12 vende të Bashkimit Europian dhe analizat e kanë nxjerrë përqindjen e mbetjeve kimike në domaten shqiptare e në të tëra kulturat e tjerat, nën normën e lejuar nga BE-ja [😀]  

Dhe e dyta, asnjë, absolutisht asnjë produkt bujqësor shqiptar i eksportuar këtë vit në vendet e BE-së, nuk ka rezultuar mbi normën e lejuar të mbetjeve kimike në hapësirën europiane [👏] ” – shkruante ndër të tjera Rama në atë kohë.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...