Lideri i opozitës, Sali Berisha ftoi qytetarët të ngrihen në protestë të enjten para bashkisë së kryeqytetit, kundër një hajduti që Tirana nuk e ka njohur kurrë më parë.
Sipas Berishës,Veliaj meriton të varet në atë që e cilësoi, shtyllën e turpit të historisë, për shkak të vjedhjeve të vazhdueshme që u ka bërë taksapaguesve të Tiranës.
Berisha tha se protesta e së enjtes duhet të dëshmojë shpirtin e pamposhtur qytetar, vendosmërinë drejt fitores, qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, ndryshimit të pushtetit dhe fitores së opozitës.
Nesër tek bashkia është protesta te bashkia kundër njërit prej hajdutëve më të shpërfytyruar të kohërave, hajdut që Tirana nuk e ka njohur kurrë më parë. Kundër një njeriu që vjedhjen, plaçkitjen ka moral, pasurimin me vjedhjen e ka ideal, fjalën e ka mashtrim.
Ai meriton përzenien për zverku nga bashkia, varjen në shtyllën e turpit të historisë!
Ndaj edhe ju bëj thirrje mbarë qytetarëve të Tiranës, nesër të gjithë tek bashkia në një protestë në të cilën ne duhet të dëshmojmë shpirtin e pamposhtur qytetar, vendosmërinë tonë në duar të sigurta drejt fitores, qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, ndryshimit të pushtetit, fitores së opozitës.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore!