Ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, ka takuar Kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në fokus të takimit ishin zgjrdhjet e vitit 2025, pasi mes aleatëve opozitarë, do duhet të përcaktohen modalitetet sesi do të përbëhen listat zgjedhore.
Konkretisht se sa kandidatë të PL-së do të jenë në listat e Partisë Demokratike.Kujtojmë se pak ditë më parë Ilir Meta u shpreh publikisht se do te kandidonte në qarkun e Tiranës.
Javën e ardhëshme pritet të ketë një tjetër takim mes PD e PL për t'u dakordësuar për marrëveshjen e tyre.