“5D” është grupi i strukturuar kriminal dhe blerësi i votave të zgjedhjeve të 2023-shit

Tuesday, 24 September 2024 14:29
 

Në GJKKO dje u mësua se prokurori i SPAK-ut, Klodian Braho, kishte shtuar edhe një akuzë ndaj dy eksponentëve të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato dhe Redi Molla.

Pas akuzës së shpërdorimit të detyrës, ishte shtuar edhe ajo e pastrimit të parave. 

Në fakt, janë shumë pak këto akuza për këto dy personazhe politike dhe publike.

Dosja “5D” duhet të trajtohet nga Klodian Braho si grup i strukturuar kriminal. Ligji e thotë qartë, çfarë është grup i strukturuar kriminal? Quhen 3 deri në 5 veta, që kanë ekonomistin, financierin, paratë, burimin e tyre, etj.

“5D” është grupi i strukturuar kriminal dhe blerësi i
Prokurori Klodian Braho

Gjithçka është e qartë, a janë më shumë se 5 veta? A kanë ekonomist? A kanë përfaqësuesin e tyre? A kanë marrë para publike? A kanë fituar tenderë duke qenë vetë drejtues apo me kolegët e tyre?

 

Ky është fakt, prandaj përtej akuzave për shpërdorim detyre, apo mosdeklarim dhe pastrim parash, grup i strukturuar kriminal është themeli i asaj dosjeje. 

Dosja “5D” duhet të hetohet siç duhet dhe deri në fund, duhet të zbardhen mesazhet e komunikimet e plota, duhet të merret dosja e vitit 2023 kur u zhvilluan zgjedhjet e vitit 2023 në Tiranë. 

 

“5D” është grupi i strukturuar kriminal dhe blerësi i

Mariglen Qato, Redi Molla, Taulant Tusha e të tjerë drejtues të Bashkisë së Tiranës kanë qenë njerëzit që drejtonin njësitë e PS-së, kanë qenë thuajse kryetarët e degëve të PS-së në Tiranë, kanë qenë njerëzit që kanë mbuluar organizimin, qendrat e votimit, kanë mbuluar komisionerët me ushqim, me pagesa, vota, blerje. Denoncimet që janë bërë nga opozita nuk janë në ajër, por janë fakte. 

Këto fakte të atyre zgjedhjeve, për ato 60 mijë vota që ka fituar Erion Veliaj, kalojnë pikërisht nga Taulant Tusha, Mariglen Qato, Redi Molla dhe nga të tjerë drejtorë të Bashkisë së Tiranës, nga njerëz të strukturave të kësaj bashkie. Janë 11 mijë veta personel, që kanë qenë të gjithë si ushtarë në fushatë, por kuptohet njerëzit kryesorë që paguanin gjithçka ishin drejtorët e dosjes “5D”.

Prandaj dhe Klodian Braho, përtej dy apo 3 akuzave duhet ta dërgojë “5D”-në te grupi i strukturuar kriminal dhe të zbardhë me çdo kusht krimin elektoral.

“5D” është grupi i strukturuar kriminal dhe blerësi i
Fotomontazh - Mariglen Qato, Taulant Tusha dhe Redi Molla

Kjo jo thjesht dhe vetëm për të ndëshkuar 3 apo 5 veta apo 20 veta për korrupsionin e abuzimin e tyre, por për të dhënë një leksion njëherë e mirë që zyrtarët të cilët ngrenë dorën mbi taksat e qytetarëve, i vjedhin ato, hapin kompani dhe më pas i marrin paratë e i përdorin për fushata, për të blerë vota apo për përfitime personale, duhet jo të mendohen, por të mos ekzistojnë. 

Kjo është dhe arsyeja se dosja “5D”, ashtu si ajo e inceneratorëve, është një grup i strukturuar kriminal, edhe pse kjo e fundit u shpall më vonë.

Përtej kësaj duhen zbardhur edhe të vërtetat e zgjedhjeve të vitit 2023 për ato 60 mijë vota që rrahën si gomari në duhan një kundërshtar politik, që në fakt nuk ka rëndësi nëse ishte i PD-së, i PS-së, e kishte emrin Belind Këlliçi apo Erion Veliaj, por ka të bëjë me krim elektoral nga një grup i strukturuar kriminal që kishte hapur kompani dhe vidhte taksat e shqiptarëve me lekët e vjedhura mbudhte kutitë me vota për Veliajn./ CNA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...