Nga Sali Berisha/
Një vit më parë një grup para militar serb me në krye terroristin Radojçiç hynë në Kosovë për të organizuar dhe drejtuar një rebelim të serbëve në veri të Kosovës. Në betejë me ta ra për tu bërë i pavdekshëm oficeri i policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy oficerë të tjerë sikundër u asgjësuan disa nga terroristët, ndërsa të tjerët ia mbathën për në Beograd. Ky akt terrorist u projektua në Beograd nga Aleksandër Vuçic, por në koordinim me argatin e tij, Pashiqin shqipfolës në Tiranë Edi Rama, i cili në reagimin e parë që i dërgoi Beogradi ta lexonte nuk shprehu ngushëllime familjes Bonjaku, por rendi sipas skenarit që ju dështoi, të bëjë thirrje për konferencë ndërkombëtare për Kosovën.
Sot është dita të nderojmë heroizmin e oficerit Afrim Bunjaku që me sakrificën e tij sublime, së bashku me bashkëpunëtorët e tij dogjën planet Vuçiç-Rama për rebelim të serbëve në veri të Kosovës dhe thirrjen e konferencës ndërkombëtare me praninë ruse në mbështetje të Beogradit për çështjet midis Kosovës dhe Serbisë. Sot pas një viti terroristët që kryen aktin terrorist në Manastirin e Banjskës në Kosovë jetojnë të lirë në Beograd dhe sigurisht përgatisin skenar të ri. Por përsëri ata do marrin atë që meritojnë!
Partia Demokratike dënon edhe njëherë me forcën më të madhe aktin terrorist në Banjskë të sponsorizuar nga Beogradi dhe kërkon dorëzimin e menjëhershëm të terroristëve para drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Nderim dëshmorit të kombit Afrim Bunjaku!