Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka konfirmuar takimin me Flamur Nokën, por thotë se ky takim është zhvilluar ditën e djeshme dhe ka qenë tepër miqësor.
Meta tha gjatë një konferncë shtypi, se kanë diskutuar për aksionin opozitar, por edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ndërsa i pyetur nëse do të jetë pjesë e primarëve të PD për zgjedhjet e ardhshme, Meta u përgjigj: “Respektojmë çdo vendim të PD, ne marrim vendimin tonë në të mirë të maksimizimit të votës.
Respektojmë cdo vendim të PD dhe ata besoj do respektojnë vendimin tonë”.
Ilir Meta: Jam takuar dje me Nokën. Ka qenë një takim miqësor, është diskutuar për tema të ndryshme të bashkëpunimit, që nga përshkallëzimi i protestave dhe koordinimi më i mirë i veprimit opozitar, për të forcuar bashkëpunimit në drejtim të zgjedhjeve 2025.
Zgjedhjet e 2025 janë të rrezikuara, apelojmë për rritjen e mobilizimit opozitar për të mbrojtur votën nga ky regjim. Partia e Lirisë ka nisur mobilizimin e saj në Tiranë dhe në rrethe, në mënyrë që të arrijmë një rezultat spektakolar në zgjedhje. E rëndësishme është fryma e aksionit opozitar ndaj narko-shtetit.