Të bësh opozitë në koloninë e Alex Soros!

Premte, 27 September 2024 22:22
 
Nga Çim Peka:
 

Me Ervin Salianjin kam pas jo pak përplasje mbi atë se si bëhet opozita në Shqipëri dhe a mund të ndërtosh opozitë apo të rritesh si politikan duke pritur tek dyert e amabasadave apo holleve të hoteleve të Tiranës. Salianji është ndoshta i vetmi nga ata që i jepnin rëndësi edhe zyrtarëve të rëndomtë të rrugës së Elbasanit por edhe që i qëndroi përballë bandës që kjo rrugë diplomatësh më së paku injorantë e më se shumti të korruptuar, instaloi në Tiranë.

Ajo që Ervini nuk arriti të dallonte deri vonë është që SHBA-të ka vite që nuk kanë përfaqësi në Tiranë, pasi Shqipëria tashmë është një koloni e një bastardi dhe spekullanti si Alex Soros.

Diplomatët amerikanë në Tiranë me shumë janë në gadishmëri kur Tiranën e viziton Alex Soros se sa eprorët e tyre zyrtarë. Edhe ata e dinë që SHBA është larguar nga Tirana, duke e lënë këtë vend në dorë si koloni të Alex Soros, nga ku lind çdo ide për të dëmtuar shqiptarët kudo në rajon.

1-Nga kolonia shqiptare e Soros lindi idea e ndarjes së Kosovës!

2-Nga kolonia shqiptare e Soros u ndërtua mini-shteti iranian në Manzë!

3-Nga kolonia shqiptare e Soros po ndërtohet mini-shteti i Melonit me afrikanë në Lezhë!

4-Nga kolonia shqiptare e Alex Soros po lind idea mini-shtetit të “Baba Ed-Mondit” e “Mama Lindës” afër Linzës!

5-Nga kolonia shqiptare e Soros, Greqisë ju dhuruan 6 milje plus që kompani të lidhura me Soros të bëjnë kërkime në detin tonë jugor për naftë!

Të gjitha këto Alex Soros po i bën të mundura nëpërmjet banditëve të drejtësisë së tij, pasi banditët e Dubait duket se nuk mjaftojnë për vitin 2025.

Sot Ervini, është i arrestuar në koloninë e Alex Soros se denoncoi publikisht vëllain trafikant të Fatmir Xhafës, ish hetuesit të Enver Hoxhës që Soros e konsideron si babain e “Drejtësisë”.

Sot Ervini po bën burg në koloninë e Alexit që Gazi e kushdo tjetër të mos guxojnë të denoncojnë vëllain trafikant të Edi Ramës.

Si përfundim, mos gënjeni veten të mendoni se diplomatët amerikanë në Tiranë duan të luftojnë krimin e korrupsionin, mos mendoni se duan tu promovojnë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, pasi ata fatkeqësisht janë kthyer në aset i krimit dhe korrupsionit. Ata nuk janë më diplomatë amerikanë, por të punësuar të Alex Soros.

PS: E ndoqa mbrëmë Gridën tek reagonte me të drejtë e lënduar dhe mu kujtua kur u përshendeta në kohën e foltores me të në hollin e “Sheraton, teksa po konsumonte një kafe me një këshilltar politik të ambasadës së USA në Tiranë.

Dhe e pyes:

Si ndjehesh sot kur diplomatët amerikanë miratojnë në heshtje burgosjen e Ervinit pse denoncoi trafikantin vëlla të Fatmirit të reformës në drejtësi?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...