Berisha: Kush e ndien veten shqiptar të bashkohemi me guxim. Guximtare dhe guximtarë është koha juaj, është ora e fitores, e shqiptarëve!

Premte, 27 September 2024 22:34
 

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve, iu bëj thirrje të gjithë opozitarëve të bashkohemi në këtë betejë

Berisha është shprehur se  fillimi i protestave të opozitës në ditët e para të tetorit është fillimi i fundit të narkoregjimit, është fillimi i fitores të opozitës së vërtetë mbi regjimin antishqiptar të krimit, drogës dhe vjedhjes së qytetarëve. 

 

Fjala:

Të dashur miq, fillimi i protestave të opozitës në ditët e para të tetorit është fillimi i fundit të narkoregjimit, është fillimi i fitores të opozitës së vërtetë mbi regjimin antishqiptar të krimit, drogës dhe vjedhjes së qytetarëve.

Me këtë rast ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, iu bëj thirrje të gjithë opozitarëve të bashkohemi në këtë betejë. Beteja për qeverinë teknike, beteja kundër terrorit dhe dhunës ndaj opozitës.

Është betejë për dinjitetin e çdo shqiptari të ndershëm. Është betejë për interesin kombëtar të shqiptarëve, betejë për interesin e Shqipërisë.

Shqipëria me burgje politike.

Shqipëria me të burgosur politikë.

Shqipëria me farsë elektorale.

Shqipëria me drejtësi të kontrolluar nga diktatori.

Shqipëria e qytetarëve të plaçkitur gjer në palcë nga regjimi. Shqipëria e kodeve mafioze.

Është Shqipëri jo e shqiptarëve. Është Shqipëria, jo vend i bekuar i tyre, por vend i mallkuar i tyre.

Ndaj kush e ndien veten shqiptar të bashkohemi me guxim. Guximtare dhe guximtarë është koha juaj, është ora juaj, është ora e fitores, e shqiptarëve.

Ndaj dhe ke të ngrihemi ne si viganë, le t’i dëshmojmë Europës dhe mbarë botës se para se të votojmë me duart tona, do të votojmë me gjokset tona, do të votojmë me këmbët tona, do të votojmë me guximin tonë, do të votojmë me triumfin tonë, do të votojmë me fitoren tonë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...