Inceneratorët që nuk punojnë dhe nuk ekzistojnë/ Ja sa janë shumat e paguara nga qeveria në 10 vite

Saturday, 05 October 2024 14:15
 

Qeveria shqiptare ka paguar 129 milionë euro,sipas shifrave zyrtare për inceneratorë që nuk punojnë por edhe që nuk ekzistojnë.

Sipas disa të dhënave zyrtare siguruar së fundi nga revista ekonomike Monitor, shifrat e paguara nga buxheti i shtetit janë ekzaktësisht ato që ka raportuar CNA, gazetari Elvi Fundo dhe diisa ekspertë, në disa vite rrjesht duke theksuar se jane paguar reth 130 milione euro. Kjo është shifra totale për 3 kontratat Elbasan, Fier dhe Tiranë, këtu nuk përfshihen pagesat prej gati 10 milionë euro nga bashkitë e qarkut Tiranë të cilat ju shtuan rrugës kontratave koncesionare. 

Të dhënat nga Ministria e FInancave tregojnë se nga viti 2014 deri ne vitin 2023 buxheti i shtetit ka dhëne 24 milionë euro për inceneratorin e Elbasanit, qe ka përfunduar por që nuk funksionon. Plehrat në Elbasan janë male, buzë lumit të Shkumbinit dhe digjën në natyrë duke shkaktuar katastrofa mjedisore njësoj sip përpara financimit prej 24 milionë eurosh. 

Në Fier për inceneratorin e pa përfunduar paguar 39 milionë euro, por ende duhet një shumë prej rreth 4 milionë eurosh investim. I gjithë investimi po funksionon si një landfill, duke mos zgjidhur problemin e mbetjeve në qarkun e Fierit,

Në Tiranë janë paguar 65 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe Bashkia Tiranë dhe inceneratori nuk ekziston. Shifrat janë zyrtare dhe të pa kontestueshme tashmë nga askush. Shuma prej 65 milionë eurosh është dhënë vetëm nga buxheti i shtetit dhe Bashkia Tiranë,ndërsa të ardhurat e kompanisë nga viti 2017 deri tani shkojnë mbi 130 milionë euro ku pjesa tjetër, pra diferenca mbi 65 milionë euro vjen nga kontrata e dherave, nënshkruar nga kompania me Bashkinë e Tiranës. Shumë kjo e paguar nga privatët, kryesisht bizneset e ndërtimit. Këtu përfshihen edhe pagesat prej gati 10 milionë euro nga bashkitë e qarkut Tiranë të cilat ju shtuan rrugës kontratave koncesionare,

Inceneratorët që nuk punojnë dhe nuk ekzistojnë/ Ja sa

 

Qeveria shqiptare është përpjekur ta kalojë pa shumë zhurmë aferë më të madhe korruptive në Shqipëri që nga rrëzimi i sistemit komunist. Në këtë aferë janëpërfshirë, politikanë, zyrtarë të lartë, media dhe shumë segmente të shoqërisë.

Inceneratorët janë koncesionet më të debatuara, për shkak të abuzimeve të mëdha që po gjen hetimi i SPAK, i cili i ka bllokuar që të tria kontratat.

Tirana është afera me dëmin më të madh dhe vjedhjet më skandaloze ku opozita akuzon si pronar faktik dhe përgjegjës pë korrupsioni dhe vjedhjet kryebashkiakun Erion Veliaj i cili në fakt ka qenë iniciuesi dhe mbështetësi kryesor i aferës. 

Koncesioni i trajtimit të mbetjeve në Elbasan (“Albtek Energy”), me kosto totale prej 5.3 miliardë lekësh, me kapacitet përpunues rreth 120-140 tonë/ditë, sipas deklarimeve zyrtare në kontratë, u pezullua në mars 2022 nga SPAK.

Kompania i kishte marrë të gjitha financimet nga buxheti para se të bllokohej. Në vitin 2022 dhe 2023, financimi ishte zero. Në total, gjatë periudhës 2017-2021, kompania ka marrë 2.4 miliardë lekë nga buxheti i shtetit.

Inceneratori i trajtimit të mbetjeve në Fier (“Integrated Technology Waste Treatment Fier”), me kosto totale prej 3.97 miliardë lekësh dhe kapacitet përpunues rreth 180-200 tonë/ditë, u pezullua nga SPAK po në mars 2022.

Inceneratorët që nuk punojnë dhe nuk ekzistojnë/ Ja sa

Për vitin 2022, Ministria e Financave ka paguar për këtë koncesion 376 milionë lekë, ose 45% më pak se viti i mëparshëm. Në 2023 nuk kishte pagesa për këtë koncesion. Në total, për periudhën 2017-2022 janë paguar gjithsej nga buxheti 4 miliardë lekë.

Projekti i tretë është Trajtimi i mbetjeve në Tiranë (“Integrated Energy B.V sh.p.k.”), me kosto totale 40 miliardë lekë dhe kapacitet përpunues rreth 550-800 tonë/ditë.

Edhe për këtë projekt, pas një procesi të gjatë hetimesh, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë vendosi në gusht 2023 masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi kompaninë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” që zotëron koncesionin e Tiranës, dhe të gjitha pasuritë e tjera në emër të kompanisë.

Akuzat janë për veprat penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim.

Inceneratorët që nuk punojnë dhe nuk ekzistojnë/ Ja sa

“Integrated Technology Services”, që po zbaton projektet e inceneratorëve të Tiranës, ishte edhe në vitin 2023 në listën e 200 më të mëdhave. Kompania nuk ka dorëzuar bilanc, por sipas të dhënave të Tatimeve, ka deklaruar të ardhura prej 1.8 miliardë lekësh, me rënie rreth 30% me bazë vjetore. Në total, vetëm nga buxheti i shtetit, në periudhën 2018-2023, koncesionari ka marrë 6.5 miliardë lekë.

Fillimi i hetimit për të tre inceneratorët, atë të Elbasanit që punoi vetëm një vit dhe Fierit që ka përfunduar, (por nuk është vënë asnjëherë në punë), dhe të Tiranës (ndërtimi i të cilit nuk ka filluar), vuri më tepër në dukje për shoqërinë se me inceneratorët, jo vetëm që nuk është përmirësuar situata mjedisore e plehrave në vend, por edhe kostot e buxhetit janë të larta.

Nga hetimi, SPAK ka gjetur shkelje të shumta, që fillojnë me procedurat për dhënien e koncesioneve e më pas me falsifikime dokumentesh të pronësisë, krijimin e kompanive fiktive, faturime fiktive e dhënie të pagesave për punime që nuk janë kryer.

Janë përdorur skema fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre e deri te faturimet fiktive për të rritur shpenzimet e për të ulur barrën tatimore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...