Rekord në Europë/ Edhe në 2023, familjet shqiptare shpenzuan gati 40% të buxhetit për ushqime

Saturday, 05 October 2024 14:17
 

Ka një tendencë rritjeje për restorantet, hotelet, mobilimin, ndërsa ka mbetur e njëjtë pesha për arsimin, shëndetin. Të dhënat u bënë të ditura në anketën e buxhetit të familjeve 2023, publikuar nga INSTAT.

Në vitin 2023, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një Njësi Ekonomike Familjare, e përbërë mesatarisht nga 3,7 persona, vlerësohen me 91.675 lekë.  Ky tregues është 3,7% më i lartë se në vitin 2022.  Shpenzimet gjithsej për konsum janë rreth 68.4 miliardë lekë në muaj.

Në vitin 2023, grupi me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore është “të tjera mallra dhe shërbime”, me 6,2%, krahasuar me vitin 2022, ndjekur nga grupet:

- “pije alkoolike dhe duan” 5,6%.

- “mobilim dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës” 5,1%.

Sipas strukturës së shpenzimeve mesatare mujore për konsum grupet kryesore janë:

 

- Grupi “ushqime dhe pije jo-alkoolike”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 36.349 lekë, i cili zë një peshë prej 39,6 % në buxhetin familjar.

Rekord në Europë/ Edhe në 2023, familjet shqiptare shpenzuan gati

Nëngrupet me peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë:

- “mish dhe nënprodukte” me 18,5%.

- “bukë dhe drithëra” me 16,5%.

- “perime” me 16,0%.

Grupi i “shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike dhe qira e paguar” me një vlerë mesatare mujore prej 8.904 lekë, përbën 9,7 % të totalit të buxhetit.

Grupi “restorante dhe hotele”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 6,755 lekë, zë 7,4% të buxhetit gjithsej.

Në vitin 2023, shpenzimet për grupin “të tjera mallra dhe shërbime”, u rritën me 6,2%. Kjo rritje erdhi kryesisht nga shpenzimet më të larta për “higjienë personale”, “trajtime estetike” dhe “shërbime parukerie dhe berber”. Si pasojë, pesha e këtij grupi në shpenzimet mesatare mujore të NjEF është rritur.

Shpenzimet për “pije alkoolike dhe duhan” u rritën me 5,6%, krahasuar me vitin 2022, kryesisht për shkak të rritjes së shpenzimeve për “pije alkoolike” me rreth 8 %.

Rekord në Europë/ Edhe në 2023, familjet shqiptare shpenzuan gati

Shpenzimet për “mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje të banesës” u rritën me 5,1 %, krahasuar me vitin e kaluar. Kjo rritje erdhi nga shpenzimet më të larta për “shërbime periodike” (pastrues, kopshtar, etj.), “blerje pajisjesh për gatim” dhe “riparime të ndryshme në familje”.

Shpenzimet mesatare mujore për konsum sipas qarqeve, 2023. Në vitin 2023, njësitë ekonomike familjare të qarkut Tiranë, shpenzojnë më shumë për konsum, mesatarisht 108.098 lekë në muaj.

Qarqet e tjera me shpenzime të larta mujore për konsum janë:

- Korça: 91.034 lekë.

- Durrësi: 89.561 lekë.

Qarqet me shpenzimet mesatare më të ulëta mujore për konsum janë:

- Kukësi: 73.225 lekë.

- Dibra: 74.479 lekë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...