Grabitqari

Saturday, 05 October 2024 22:05
 

Në njëmbëdhjetë vjet (keq)qeverisje të vendit 2013-2024, Edi Rama u ka mohuar, shkatërruar dhe grabitur shqiptarëve gjithshka: lirinë, dinjitetin, demokracinë, ndarjen e pushteteve, shtetin ligjor, pronat, punësimin e të rinjve, kujdesin e duhur social, mirëqënien, dhe idenditetin kombëtar.

Praktikisht, u ka grabitur të ardhmen. Lista e paudhësive të sektit Rama në fuqi është e gjatë, por po përmend dhjetë kryesoret mes tyre:

1.Grabitës i lirisë. Liria e të shprehurit dhe e të folurit është e pranishme vetëm në strukturat e opozitës dhe në mediat e pavarura, ato të pakta që rezistojnë dhe ende nuk janë blerë nga rregjimi i Ramës. 

Kjo liri është inekzistente në administratën publike dhe deri tek institucionet e pavarura. Frika dhe antkhi i kanë zënë vëndin lirisë, sidomos në punonjësit e administratës së shtetit shqiptar, të gjurmuar dhe ndjekur hap pas hapi nga armata e patronazhistëve. Këta punonjës, pas 11 vite raprezaljesh dhe largimi nga puna për mos-militantizëm, kanë frikëpër të thënë hapur çfarë mendojnë, për të denoncuar korrupsionin, abuzimet dhe nepotizmin, me të cilat përballen çdo ditë.

2.Grabitës i dinjitetit. Punonjësit e administratës publike detyrohen të marrin pjesë në fanfarat e takimeve zgjedhore të sektit në pushtet, në shkelje të dinjitetit të tyre. Marrin pjese, deri edhe mësuesit e shkollave fillore, në tubimet e mëtimet e të ashtuquajturit “Lider Rajonal” dhe kandidatëve të tij, nga frika e humbjes së vendit të punës, për shkak të hakmarrjes së kloneve të tij në dikastere, drejtori qendrore dhe bashki.

Sipërmarrësit dhe intelektualët i ndruhen kontrolleve selektive të tatimoreve, që nuk kursejnë as OJF-të e intelektualëve, kritikues ndaj praktikave abuzive të sektit qeverisës.

3.Grabitës i demokracisë. Sot në Shqipëri nuk ka më as demokraci dhe as frymë demokratike në qeverisje. Është shuar gjithshka. Partia Socialiste nuk njihet më. Është shndërruar në një detashment të bindur të tekave të “Liderit Rajonal”, me ministra e drejtues partie që e mësojnë “live” nga “Lideri” shkarkimin në mbledhjen shou të rradhës, pa marrë asnjë fjalë për arsyet e largimit.

Në Kuvend, askush nga deputetët e shumicës nuk guxon të thotë edhe një frazë të vetme që mund të mos i pëlqejë Ramës. Këta përfaqësues të vullnetit të qytetarëve nuk e njohin më mendimin ose opinionin alternativ dhe autocensurohen me pahir ose dëshirë.

4.Shkatërrues i bashkëpunimit pozitë-opozitë dhe i ndarjes së pushteteve. Rama ka vrarë mundësitë e bashkëpunimit pozitë-opozitë për interesat madhore të vendit, duke e konsideruar në mënyrë të parreshtuar opozitën si armike, përmes një fjalori denigrues, sulmeve verbale dhe tentativave për blerje të përfaqësuesve të opozitës.

Ka njëmbëdhjetë vjet që në Shqipëri nuk ka më ndarje të pushteteve. Legjislativi është shndërruar në një noter të rëndomtë të qeverisë. Institucionet e pavarura kushtetuese janë të topitura dhe të pagoja nga thundra e Ramës, me përjashtim të Bankës së Shqipërisë, ndërsa pushteti i katërt, mediat, janë blerë në shumicën dërrmuese të tyre nga tenderat e sektit në qeverisje.  

5.Grabitës i shtetit ligjor dhe kapës i paskrupullt i shtetit të shqiptarëve. Sipas Transparency International dhe SELDI, Lidershipi i Europës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim, Shqipëria nxin në rajon dhe më tej, për ligje të përgatitura mbi bazën eskluzive të interesave të një lobi biznesi, madje edhe të një biznesi apo oligarku të caktuar.  Mjafton të përmendim ligjin për Teatrin Kombëtar, ligjin për Mediat Audiovizive, ligjin për Lojërat e Fatit, për Lotarinë Kombëtare, ligjin për Koncensionet dhe PPP-të, për autostradën Milot-Balldre, për kompaninë Air Albania, masakrën e tokave sipas ligjit Nr. 2020, abuzimet masive me Ligjin e Investitorit Strategjik, ndryshimet në ligjin mbi Zonat e Mbrojtura, etj.

6.Grabitës i pronave të shqiptarëve. Rama u ka grabitur tokat në bregdet banorëve të Jugut, për t’ua dhënë oligarkëve të tij, duke përdorur si mashë Ligjin e Investitorit Strategjik .

7.Shkatërrues i të ardhmes së të rinjve. Sipas INSTAT, në dhjetë vitet e fundit 2014-2023 janë larguar nga vendi mbi 700 mijë vetë, ose sikur të boshatisen qarku i Fierit, Vlorës dhe Kukësit marrë së bashku! Nga këta, 345 mijë të larguar janë të rinj të gupmoshave 19-27 vjeç. Sipas EuroBarometrit 2023, mbi 75 përqind e grupmoshave 19-27 vjeç në Shqipëri duan të emigrojnë, ose gati tetë në dhjetë të rinj, duke mos parë asnjë mundësi për të realizuar aspiratat e tyre dhe ndërtuar të ardhmen në atdhe.

Me nepotizmin dhe politizimin ekstrem të administratës publike, që ua kanë bërë të pamundur të rinjve të arsimuar jashtë të punësohen në shtet në atdhe, me indiferentizmin vrastar ndaj aspiratave të të rinjve që diplomohen në Shqipëri, sekti Rama ka shkatërruar të ardhmen e të rinjve këtu, praktikisht të ardhmen e vendit!

8.Rrënues i identitetit kombëtar. Rama do të mbahet mend në historinë 112 vjeçare të vendit, si dorëzues i interesave kombëtare, duke minuar perspektivën e konkurrueshmërisë së ekonomisë kombëtare, me pjesëmarrjen në nismën “Ballkani i Hapur” të vëllait të tij siamez, Presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Si Rama dhe Vuçiç, u sollën që të dy si minues të Procesit të Berlinit, duke e detyruar atë të ngadalësonte dukshëm dhe të hapte krahun për vite të tëra, për t’i lënë udhë surrogatit “Ballkani i Hapur” që gatuan vetë. 

Rama është arkitekti i dorëzimit të detit tek grekët, me një rënie dakord me qeverinë e vendit fqinj, për ta adresuar çështjen në një gjykatë ndërkombëtare, duke dobësuar dukshëm pozitën kombëtare në përcaktimin e ujrave të Shqipërisë, sipas rregullave të mirëpërcaktuara të vijës bregdetare.

“Lideri Rajonal” do të hyjë në histori për të keq dhe për turp, me grabitjen e Butrintit përmes dhënies me koncesion, një formë rejtësisht e pazakontë dhe e paprecedent në Evropë e trajtimit të thesareve arkeologjike të vendit, qe përbën një goditje mizore dhe shkatërruese ndaj trashëgimisë sonë kulturore, ruajtjes dhe zhvillimit të saj.

Rama dhe sekti i tij do të mbahen mend për të keq dhe për turp edhe për gllabërimin e Sheshit të Flamurit në Vlorë dhe përgjysmimin e sipërfaqes së tij, gjoja duke e “rikualifikuar”. Ndërhyrjet në Shesh përbëjnë një goditje të rëndë të simbolit dhe vetëdijes kombëtare për vlerat tona historike.

9.Mohues i kujdesit të duhur ndaj shtresave në nevojë. Gjatë pandemisë nga Covid-19, Shqipëria kishte përqindjen më të ulët të GDP-së për ndihmën ndaj shtresave në nevojë në Ballkanin Perëndimor, me vetëm 2.4% të PBB-së, ndërsa koefiçienti GINI i Pabarazisë ka në Shqipëri një nivel shumë të lartë, i cili nënkuption se hendeku mes te varferve dhe të pasurve në vend po thellohet gjithnjë e më shumë.      

Duke u tallur me shpresat e 717 mijë pesionistëve, Rama vijon me paturpësi të flasë për rritje të ndjeshme pensionesh dhe për reformë të thellë të tyre, edhe pse në njëmbëdhjetë vitet e fundit, pensionet nuk janë rritur asnjëherë, por vetëm indeksuar.

10.Rrënues i mirëqënies së shqiptarëve. Për 11 vite rrjesht 2014-2024, Rama injoroi çdo propozim dhe projektligj nga opozita dhe shoqëria civile, për caktimin e Minimumit Jetik Zyrtar, çfarë do të kishte dyfishuar menjëherë asistencën sociale dhe do të kishte bërë që asnjë pension në Shqipëri të mos ishte poshtë minimumit jetik prej 180 euro në muaj.

Për shkak të këtij mohimi, shqiptarët mbeten populli më i varfër i Europës, sipas një renditjeje që Eurostat ka bërë bazuar në pagën minimale, në korrik të vitit 2024. Shqipëria renditet vendi më i varfër në kontinent, për shkak të fuqisë blerëse më të ulët të parasë tek ne, edhe pse paga minimale në Shqipëri është më e lartë se ajo në Moldavi dhe Ukrainë.

Në vitin 2013, borxhi publik për frymë për çdo qytetar ishte 2,237 euro. Në vitin 2024 u zmadhua në 5,647 euro për frymë, me një rritje 2.5 herë!

Për këtë vit, sekti i papërgjegjshëm në qeverisjen e Shqipërisë ka planifikuar rreth 13.3 miliardë lekë më shumë shpenzime për interesat e borxhit publik të vendit, në krahasim me vitin 2023, ose 133 milionë euro më shumë nga taksat tona.

xxx

Ky është Rama dhe sekti i tij. Këto janë “kryeveprat” e zeza të qëndrimit të tij në pushtet. Prandaj dhe në 7 tetor, të gjithë shqiptarët do të protestojnë në Tiranë, për të përshpejtuar fundin e këtij uzurpuesi dhe grabitësi të përbinshëm të demokracisë, lirisë dhe mirëqënies së tyre. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...