'Vendi drejt diktaturës'/ Nesho: Në protestën e datës 7 populli të vendosë për fatin e Shqipërisë

Saturday, 05 October 2024 22:08
 

I ftuar ditën e sotme në edicionin informativ të orës 16:00 në Syri Telvizion me moderator Edvin Parruca, diplomati Agim Nesho u shpreh se protesta e datës 7 e organizuar nga opozita, është diçka që bëhet për të gjithë shqiptarët dhe çdo njeri që është larguar pa shpresë nga vendi ynë, pasi këtu edhe të drejtat minimale të njeriut po nëpërkëmben.

"Unë mendoj se ky nuk është një cikël i zhvillimeve politike, por është diçka e rëndësishme për vendin dhe kjo datë duhet parë nga ne të gjithë, të japim një kontribut sado të vogël për të ardhmen e vendit"- u shpreh Nesho. 

Agim Nesho: 

"Në fakt kjo nuk është brenda luftës politike që ka opozita me pozitën në Shqipëri është diçka më e madhe, është çështja për të ardhmen e vendit.

Prandaj duke qenë se një pjesë e pushtetit është kapur nga një copë që e ka çuar vendin drejt një diktature të re me të drejtë opozita merr përsipër që ti bëjë të qartë popullit situatën që jemi dhe që i heq mundësinë Shqipërisë për të vazhduar rrugën e saj evropiane.

Ajo që do të bëhet në datën 7 ditën e hënë në orën 18:00 pasdite është diçka që bëhet për të gjithë shqiptarët për emigrantët, familjet të rinjtë dhe çdo njeri që është larguar pa shpresë nga vendi ynë, për të gjithë ata njerëz që jetojnë këtu e shikojnë se të drejtat minimale po nëpërkëmben.

Unë mendoj se ky nuk është një cikël i zhvillimeve politike, por është diçka e rëndësishme për vendin dhe kjo datë duhet parë nga ne të gjithë të japim një kontribut sado të vogël për të ardhmen e vendit të tyre.

Kjo është e pa negociueshme dhe kjo është diçka që po shikohet diçka e më shumë kur edhe përfaqësuesit e parlamentit si i vetmi vend legjitim vihet re se përfaqësuesit e tij dënohen me burg pa zbatuar as ligjet.

Kjo është një situata ekstreme e populli tashmë jo vetëm duhet të ndërgjegjësohet por duhet të marrë fatin e vendit në dorë".

Modifikuar më Saturday, 05 October 2024 22:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...