Drejtori i Veliajt, 3 orë në SPAK: U pyeta për dosjen “5D”

E Enjte, 10 October 2024 16:00
 

Drejtori i Erion Veliajt, Elton Kacidhja, i cili drejton Ujësjellësin e Kanalizimeve Tiranë, është thirrur sot në SPAK ku ka qëndruar për rreth 3 orë.

I kontaktuar nga Syri Tv, Kacidhja është shprehur se është pyetur në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni në lidhje me dosjen “5D”.

Kacidhja ka thënë se deklarimet i janë kërkuar si person në dijeni të rrethanave për çështje që po hetohen nga SPAK.

Ujësjellësi i Tiranës ka qenë një nga institucionet më të përfolura dhe të akuzuara që shkojnë deri te dhënia e tenderëve me vlerë miliona euro për kompanitë e lidhura me inceneratorët.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka kërkuar që të shtrihen hetimet më tej pas arrestimit të Mariglen Qatos dhe Redi Mollës.

Drejtorët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Taulant Tusha, Redi Molla dhe Mariglen Qato janë një grup i strukturuar kriminal. Kështu janë konsideruar drejtorët e Veliajt nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

 

Gjiithashtu, Apeli i GJKKO-së theksonte në vendim se bashkëpunimi i Mollës, Qatos, Tushes dhe zyrtarëve të tjerë nën hetim ishte kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. 

“Gjykata ndan pikëpamje të ndryshme nga SPAK dhe Shkalla e Parë lidhur me kualifikimin juridik të faktit penal të bashkëpunimit i cili i kundrejtohet Redi Mollës dhe Mariglen Qatos, duke e kualifikuar sakaq bashkëpunimin e tyre, me personat e tjerë të proceduar apo jo eventualisht përgjegjës, persona fizikë apo persona juridikë, si bashkëpunim penal i posaçëm, dhe i kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nën këtë logjikë, Gjykata vlerëson se edhe kualifikimi juridik i dyshimeve të arsyeshme të kundrejtuara ndaj Nestor Muhametllari, sipas nenit 244 të Kodit Penal, është i gabuar, pasi ai dyshohet arsyeshëm se është bashkëpunëtori-mëkëmbës dhe ndërmjetës i Redi Mollës dhe Mariglen Qatos në veprimtarinë e shoqërisë 5D konstruksion shpk”, theksohej më tej.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...