Drejtuesi politik i PD-së për Tiranësn, Belind Këlliçi u ka bërë thirrje kryeqytetasve t’i bashkohen opozitës, në atë që e cilësoi ‘rikthim në skenën e krimit’ përpara Bashkisë së Tiranës.
Këlliçi ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës kundër grupit të Strukturuar Kriminal 5D dhe pronarit faktik të Inceneratorit Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas Këlliçit, Veliaj do të dalë para drejtësisë, pavarëisht tentativave të Armando Lilos për të mbyllur dosjen në SPAK të kryebashkiakut të Tiranës përmes pazareve me prokurorët e posaçëm.
Të premte datë 11 tetor, ora 11:00, rikthehemi sërish tek skena e krimit, tek Bashkia Tiranë. Kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal 5D dhe pronari faktik i Inceneratorit Tiranë, do shkojë para drejtësisë, do apo nuk do ndërtuesi i 7 kateve pa leje, që rreh gjoksin se ka mbyllur punët me prokurorët e tij miq në SPAK!
Ne nuk tërhiqemi. Protesta do ndalet vetëm kur SPAK të zbatojë ligjin dhe të proçedojë kreun e 5D që vijon të fshihet pas karrikes së vjedhur të kryebashkiakut!
O sot, o kurrë