Kuvendi në orët e vona të së mërkurës ka njoftuar në mënyrë të beftë anulimin e seancës parlametare të planifikuar për ditën e enjte, 10 tetor.
Zyra e shtypit e kryeparlamentares, Elisa Spiropali ka dërguar njoftimin për anulimin e seancës, pa dhënë arsye se përse është marrë një vendim i tillë.
Duket se marrja e një vendimi të tillë ka lidhje me ardhjen e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri për inagurimin e Xhamisë së Namazgjasë, të enjten e 10 tetorit.
Frika e Spiropalit nga opozita për gjoja tensione në Kuvend dhe prishjen e imazhit të qeverisë Rama se gjithçka shkon në perfeksion në politik-bërjen shqiptare, ka detyruar kryetaren e Kuvendit të anulojë seancën për ta vijuar javën e ardhshme.
Njoftimi:
Të nderuar kolegë,
Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anulluar dhe do të zhvillohet në datën 17 tetor, me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit.
(Bashkangjitur Urdhër nr. 71, datë 09.10.2024, i Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.)
Faleminderit!