'Rama me një dorë u jep, me tjetrën ua merr shpirtin pensionistëve!'

Hënë, 14 October 2024 17:41
 

Nga Ylli Manjani

Rritja e pensioneve duhet parë në harmoni me uljen e cilësisë së barnave që jepen me rimbursim. 

Është më e efektshme kështu, sepse sasia e parave që marrin pensionistët, shoqëruar me shkurtimin e jetës nga barnat me efekt placebo, ka domethënie. 

Përndryshe po të marrin barna të mira perëndimore me princip aktiv të rregullt, jeta zgjatet dhe pensioni efektivisht ulet.

Si është më mirë të ulet pensioni, apo të ulet jeta?!!!

Ja pra që mendon qeveria për pensionistët. U shton një kokërr misri nga njëra anë dhe, nga ana tjetër u merr frymën me barna të skaduara.

****

Kanë ndryshuar të gjitha markat e barnave të rimbursueshme për pensionistët. Mjekët e familjes thërrasin çdo ditë pensionistët për t'u komunikuar "brandet e reja" të barnave që ata marrin. Janë sigurisht më të lira se atë më të lirat që kishin deri më sot dhe, kuptohet cilësia...

Po fundja mirë e ka qeveria e popullit të "bukës së gojës"...

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...