Rama krenohet me rrugën, të cilën e ndërtoi 4 herë më shtrenjtë se Berisha

Hënë, 14 October 2024 17:43
 

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e rrugës Korçë – Ersekë, ndërsa ka shigjetuar opozitën duke përmendur akuzat e saj për rrëshqitjen e këtij segmenti gjatë punimeve.

“Ja edhe rruga e rilindur Korçë – Ersekë e përfunduar, si një aks i ri që i lidh dy bashkitë për 20 minuta dhe krijon kushte optimale transporti për banorët, prodhimet bujqësore po edhe nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të turizmit që ka nisur me hapa të shpejtë edhe në Kolonjën e në Leskovikun e deri dje të braktisur dhe izoluar krejtësisht. U vunë shumë kuje e u hodh shumë baltë për një rrëshqitje të rrugës gjatë punimeve, e cila u rindërtua me shpenzimet e bëra tërësisht nga firma. Qesh mirë kush qesh i fundit”, ka theksuar Rama.

Rrugë e florinjtë 

Rruga Korçë Ersekë është e ndarë në dy lote. Loti i parë me gjatësi 18 kilometra u tenderua nga ish qeveria e Partisë Demokratike për një kosto totale prej 15 milionë eurosh. Ndërsa loti i dytë me gjatësi 17 kilometra u tenderua nga qeveria aktuale me një vlerë fillestare prej 5 miliardë lekësh ose gati 50 milionë euro.

Qeveria e tenderoi lotin e dytë të rrugës Korçë-Ersekë në vitin 2020 duke e ndarë atë në dy pjesë. Pjesa e parë me gjatësi 4.15 kilometër tenderua tek kompania A.N.K e zotëruar nga familja e ish-deputetit socialist Ndue Kola, me vlerën 2.352 miliardë lekë ose 23.5 milionë euro me kursin aktual.

Pjesa e dytë me gjatësi prej 12.85 kilometra u fitua sërish nga e njëjta kompani me vlerë me vlerë 22 milionë euro ose sa 99.9 për qind e fondit limit të përcaktuar. Me këto dy tendera loti i dytë dhe rrjedhimisht edhe e gjitha rruga duhet të kishte përfunduar. Por kostot u shtuan sërish.

Këtë vit, pas shembjes së segmentit në pjesën e parë, qeveria e shtoi kontratën e rrugës sërish, ndonëse për pjesën e dytë duke dhënë edhe me 5 milionë euro të tjera përmes procedurës së modifikimit të kontratës.

Për pasojë kostoja e rrugës me gjatësi totale 35 kilometra tashmë arrin në gati 65 milionë euro, nga të cilat 18 kilometrat e ndërtuara nga qeveria e Partisë Demokratike kushtuan vetëm 15 milionë euro, ndërsa 17 kiliometrat e ndërtuara nga qeveria e Ramës kushtuan 50 milione euro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...