Projekti i Ramës/ Meta: Në krye të shkencës do të jetë ai që shkatërroi çdo institucion kërkimor dhe shkencor

Hënë, 14 October 2024 17:45
 

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar më një postim në facebook për projektin e Ramës për “Ligjin e Shkencës”.

“Në krye të shkencës do të jetë vetë ai që shkatërroi çdo institucion kërkimor dhe shkencor, që shkatërroi lirinë akademike dhe autonominë universitare, që bën fushata intimiduese ndaj pedagogëve që kërkojnë të drejtat e tyre, që e ka çuar nivelin e buxhetimit për Arsimin më pak se gjysma e vendeve fqinje, që e rriti analfabetizmin funksional dhe ka gati zero fonde për kërkimin shkencor”, shkruan Meta.

Postimi:

Sezonin e ri universitar Qeveria e nis me një "dhuratë poshtëruese" duke bërë gati një ligj që poshtëron botën akademike dhe shkencore në vend.

Në krye të shkencës do të jetë vetë ai që shkatërroi çdo institucion kërkimor dhe shkencor, që shkatërroi lirinë akademike dhe autonominë universitare, që bën fushata intimiduese ndaj pedagogëve që kërkojnë të drejtat e tyre, që e ka çuar nivelin e buxhetimit për Arsimin më pak se gjysma e vendeve fqinje, që e rriti analfabetizmin funksional dhe ka gati zero fonde për kërkimin shkencor.

Kjo shkresë tregon edhe fyerjen ndaj mendimeve të Konferencës të Rektorëve, mendimi i të cilëve kërkohet vetëm për formalitet.

Për Partinë e Lirisë, Arsimi dhe investimi në Kapitalin Njerëzor, është një nga 5 Prioritetet tona madhore.

Partia e Lirisë angazhohet në programin e saj konkret për dyfishimin e nivelit të buxhetimit për Arsimin dhe Inovacionin, për të kaluar mbi mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të rajonit.

Investimi në Arsim dhe Kërkim Shkencor do të jetë në nivelin 5% të PBB.

Mësuesia do të konsiderohet degë prioritare dhe do të shoqërohet me mbështetje financiare për studentët dhe mësuesit.

Do të trajtohen me investime prioritare degët e teknologjisë dhe informacionit.

Vetëm kështu përgatisim një fuqi të kualifikuar njerëzore për ta kthyer Shqipërinë në fuqi eksportuese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...