Shqipëria ka hapur negociatat me Bashkimin Europian, ndërkohë që mediat e shumta gjermane raportojnë se problemi më i madh i vendit është korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Gazeta Berliner Morgenpost ka dërguar dy gazetarë për të investuar kryeministrin Edi Rama për këtë çështje.
Por ata kanë mbetur të habitur nga përgjigjet e Edi Ramës për çështjen e korrupsionit.
Kur do të bëhet Shqipëria anëtare e Bashkimit Evropian?
Kjo kërkon dy gjëra: Një vend duhet të miratojë të gjithë ligjet e BE-së gjatë negociatave të anëtarësimit. Dhe 27 vendet anëtare aktuale jo vetëm që duhet të na pranojnë në fund, por do japin miratimin edhe në çdo fazë të rëndësishme gjatë rrugës. Ambicia jonë është të përmbushim të gjitha kërkesat teknike dhe ligjore për anëtarësim deri në vitin 2030. Atëherë duam të jemi një vend i krahasueshëm me shtetet e BE-së. Për këtë qëllim, ne po ndjekim një program të gjerë reformash. Ne nuk kemi asnjë ndikim në sjelljen e shteteve anëtare apo në debatet e tyre politike të brendshme.
Korrupsioni në vendin tuaj shihet si një pengesë kryesore për përparimin e mëtejshëm në procesin e anëtarësimit. Sipas Transparency International, Shqipëria mbetet një nga vendet më të korruptuara në Evropë. Ju jeni në krye të qeverisë që nga viti 2013. Çfarë nuk shkon në vendin tuaj?
Kam respekt të madh për të gjitha botimet mbi këtë temë, edhe pse shumë prej tyre bazohen vetëm në vëzhgime dhe jo në hetime të hollësishme. Për ne, vetëm një raport ka rëndësi - dhe ai është raporti i progresit i Komisionit Evropian. Dhjetëra ekspertë të BE-së punojnë çdo ditë përgjatë gjithë vitit për të. Ky raport konfirmon se kemi bërë përparim të madh, për shembull në fushën e drejtësisë.
A nuk ka asnjë problem Shqipëria me korrupsionin?
Sigurisht që ky është një problem i madh! Por ne po e trajtojmë këtë sistematikisht me reforma të shumta. Ne po modernizojmë shtetin tonë. Dhe mendoj se do ta marrim problemin nën kontroll më shpejt se sa vonë.