Berisha: Pavarësisht se kush do jetë pas zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë, nuk besoj kurrë se do pranojë të trashëgojë akte të mafies shqiptaro-amerikane

Tuesday, 15 October 2024 16:56
 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha është pyetur nga qytetarët edhe për zgjedhjet në SHBA. Berisha u shpreh se, PD nuk ndërhynë në zgjedhjet amerikane, por ‘pavarësisht se kush do jetë pas zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë, nuk besoj kurrë se do pranojë të trashëgojë akte të mafies shqiptaro-amerikane’.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Së pari, lidhur me këtë çështjen e rehabilitimit.

Unë jam shqiptar, për mua rikthimi që bënë të mundur shqiptarët është Everesti i jetës sime.

Tani, lidhur me zgjedhjet në SHBA, PD nuk ndërhyn në zgjedhje, por anëtarët dhe mbështetësit e saj kudo që janë, e dinë se PD është e afiluar në bashkimin ndërkombëtar demokrat me Partinë Republikane, e cila faktikisht e kryeson këtë union.

Ndaj dhe ata e kanë të qartë që mund të votojnë për kë të duan, por nëse kanë për bazë partinë, votojnë për Partinë Republikane, kandidatët e saj.

Unë kam besim, pavarësisht se kush do jetë pas zgjedhjeve në Shtëpinë e Bardhë, nuk besoj kurrë se do të pranojë të trashëgojë akte të mafies shqiptaro-amerikane, të cilat janë në çdo aspekt të turpshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...