Për kryedemokratin Sali Berisha, vendosja e minimumit jetik në Shqipëri për fëmijët nga 0 deri në 18, do të vendoset. Ai theksoi se, mundësitë për vendosjen e këtij minimumi janë të plota.
‘Përgjigja është absolutisht pozitive.
D.m.th, gjithçka, investimi i parë dhe kryesor do jetë tek njeriu, nga i sapolinduri gjer te i moshuari.
Ata që dyshojnë, gabojnë.
Në vitet kur PD ishte në pushtet, ka pasur një buxhet sa gjysma e këtij, se ne jemi parti e taksave të ulëta, por ajo nuk na pengoi ne të dyfishojmë rrogat, pensionet, listën e barnave, ndihmën ekonomike.
E vërteta është që mundësitë janë të plota.
Kështu që ne qëndrojmë në mbështetjen në radhë të parë, në qoftë se ne nuk ndalim në krye të rajonit për rrogat, pensionet, minimumin jetik, të gjitha, ne ngadalësojmë ecjen drejt të ardhmes’, tha Berisha.