'O Sot, o Kurrë'/ Këlliçi bën thirrje për protestë masive: Tirana vidhet, reagoni para se të jetë vone!

Tuesday, 22 October 2024 18:31
 

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, ka bërë thirrje për protestë në një postim të tij në Facebook. Ai njofton se të premten, më 25 tetor, në orën 11:00, do të organizohet protesta e 30-të përballë selisë së 5D dhe Inceneratorit të Tiranës, duke e quajtur këtë situatë një “skene të madhe të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.”

Sipas Këlliçit, Tirana vidhet me 80,000 euro në ditë nga pronari faktik i inceneratorit, dhe SPAK nuk guxon të veprojë kundër kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, duke e akuzuar për korrupsion.

Ai shprehet se pas arrestimit të Ilir Metës, mund të ndodhin arrestime edhe të figurave të tjera opozitare  për korrupsionin e Edi Ramës dhe Veliajt. Këlliçi u bën thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në protestë dhe të reagojnë përpara se të jetë vonë.

POSTIMI I PLOTË:

Të premte, datë 25 tetor, ora 11:00, takohemi në protestën e 30 para skenës më të madhe të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, para selisë së 5D dhe Inceneratorit Tiranë. 
Ndërkohë që Tirana vidhet 80.000 euro në ditë nga pronari faktik i inceneratorit Tiranë, SPAK jo vetëm që nuk guxon të zbatojë ligjin dhe të çojë hajdutin Erion Veliaj prapa hekurave, por me standardin e vendosur dje në ndalimin e Ilir Metës, nuk është çudi që së shpejti të akuzojnë Berishën, Metën dhe cilindo opozitar tjetër, për korrupsionin dhe vjedhjet e Edi Ramës & Erion Veliajt!
Shqiptar mos rri, por duku! Mos prisni që t’ju vijë rradha, se kur të vijë ajo ditë, në Shqipëri nuk do ketë mbetur kush për ta ngritur zërin për ju! 
Reagoni para se të jetë vonë dhe për ju! 
O sot, o kurrë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...