‘Terroristët kishin urdhër të shkrehnin karikatorët mbi Metën’/ Berisha-emigrantëve: Jepni mësimin që meriton antishqiptarit

Tuesday, 22 October 2024 23:13
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë fjalimit të tij në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’ iu drejtua me tone të ashpra qeverisë së Edi Ramës për një akt të dhunshëm ndaj Ilir Metës, ish-president dhe kryetar i partisë opozitare. Berisha u shpreh gjatë fjalimit të tij para qytetarëve se, Meta u sulmua nga banditë të armatosur me urdhër për ta ekzekutuar, duke e lidhur këtë akt me historinë e familjes së Ramës, duke përmendur xhelatin Kristaq Rama.

Lideri demokrat, Sali Berisha e cilëson këtë si një akt të paprecedent, duke theksuar se Meta nuk kishte asnjë akuzë penale konkrete dhe se sulmi ishte një veprim politik i motivuar nga regjimi.

 

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama për përpjekje të qëllimshme për të trysnuar dhe frikësuar opozitën dhe qytetarët, sidomos të rinjtë. Ai e quan Ramën një figurë diktatoriale që synon të trembë intelektualët dhe kundërshtarët politikë, duke përdorur akte të dhunshme si incidenti me Ilir Metën. Berisha i referohet Metës si “luani i zgjuar” i opozitës dhe përshkruan situatën si një përballje të drejtpërdrejtë mes qytetarëve dhe një regjimi të bazuar në krim dhe korrupsion.

Kryedemokrati, Sali Berisha i ftoi të rinjtë dhe opozitarët të luftojnë kundër kësaj “diktature”.

Në vijim të kësaj thirrje, Berisha u bën apel emigrantëve shqiptarë në SHBA dhe kudo në botë të refuzojnë takimet me Edi Ramën gjatë udhëtimit të tij në Nju Jork. Berisha e portretizon Ramën si një antishqiptar dhe armik të demokracisë, duke theksuar se ai është përgjegjës për krime, korrupsion dhe shtypje të opozitës. Ai kërkon nga emigrantët të qëndrojnë në anën e popullit shqiptar dhe të demokracisë, duke i dhënë Ramës “mësimin që meriton” për veprimet e tij të dëmshme ndaj Shqipërisë dhe Kosovës.

FJALA E PLOTË

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, më miqësore.

Mirënjohjen më të pakufishme për ju qëndrestare e qëndrestarë, misionarë të vërtetë të kauzës së drejtë, kauzës së lirisë, dinjitetit, begatisë dhe integrimit të shqiptarëve.

Një përshëndetje për oratorët e tribunës së fjalës së lirë, që shpërndajnë me guxim në të katër anët të vërtetat që fsheh regjimi ndaj shqiptarëve.

Të dashur miq, zhvillimet e djeshme kanë plotësuar para çdo shqiptari imazhin e vërtetë të narkoregjimit të Edi Ramës.

Akti makabër publik i rrëmbimit tek futej në Tiranë, tek kthehej në zyrën e tij, me banditë të armatosur dhe të maskuar, i zvarritjes dhe goditjes të ish-presidentit të Republikës, ish-kryetarit të parlamentit dhe kryetarit të qeverisë, aktualisht kryetar i partisë së dytë më të madhe opozitare, është një akt i paregjistruar në dekadat e fundit në asnjë vend të planetit tonë, demokraci apo diktaturë qoftë ai.

Një akt të tillë çnjerëzor, antidemokratik, banditesk mund ta ndërmerrte vetëm një njeri, i cili ka si trashëgimi atërore xhelatin Kristaq Rama që firmosi varjen në litar të kundërshtarit politik në vitin 1988 për vargjet e tij.

Një akt të tillë publik, në të cilin ju garantoj se terroristët e armatosur që i zunë pritën, kishin urdhër dhe të gatshëm të shkrehnin të gjithë karikatorët mbi armikun e Edi Ramës, Ilir Metën, riprovon pra aktin publik të të atit të tij, por natyrisht ligjet e asaj kohe parashikonin varjen për armiqtë, kurse Edi Rama zuri pusi për ta rrëmbyer ose për ta ekzekutuar në vend një njeri që kishte kryer të gjitha funksionet në këtë shtet, nuk po largohej, por po shkonte drejt zyrave të tij.

Një njeri, i cili ishte paraqitur sa herë ishte thirrur.

Një njeri, për të cilin organizata kriminale Skapi i partisë, që urdhëroi aktin, nuk ka paraqitur dot asnjë akuzë të vërtetë, por i ndërmorën të gjitha këto si person nën hetim.

Si person pa asnjë akuzë penale.

Të dashur miq, me aktin e djeshëm, me pusinë për ta ekzekutuar apo rrëmbyer, Edi Rama përveçse të shfrynte urrejtjen e tij kafshërore shtazore ndaj kundërshtarit politik, kërkonte me çdo kusht dhe kërkon të trysnojë luanin e zgjuar të popullit opozitar, të trembë qytetarët.

Kërkon me çdo kusht të trembë të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, sepse e di që sulmi i tyre është fatal dhe vdekjeprurës për regjimin e tij.

Kërkonte me çdo kusht t’i ndryjë në konformizëm, armikun më të egër, intelektualët e vendit, duke i trembur se një fat si ai i djeshmi i ish-presidentit, mund t’i presë edhe ata në çdo moment.

Me këtë akt, për çdo opozitar dhe demokrat, Edi Rama firmosi përballjen dhëmb për dhëmb.

Përballjen me guximin dhe shpirtin e tyre të pamposhtur.

Përballjen me sakrificat e tyre me çdo çmim për rrëzimin e kësaj diktaturë të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Ndaj dhe sonte thirrja ime është para së gjithash e mbi të gjitha për të rinjtë shqiptarë, ne që kaluam rininë në diktaturë, skena të tilla publike, prita me banditë të heqjes zvarrë, i kemi jashtëzakonisht të rralla.

Kurse ju, iu takoi të shihni cili është shpirti i vërtetë i Edi Ramës.

Cili është morali i bastardit pasardhës i Enver Hoxhës, ministrit me dy mbiemra apo tre.

Cila është fytyra e vërtetë e Dumanit, këtij mercenari më kriminel se Nuredini.

Cili është morali, karakteri i banditit Proda, narkokomisarit që ka për mbiemër të dytë Shullazi apo Troplini.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, thirrja ime është për ju dhe çdo shqiptar, të ngrihemi me guxim më të madh, me trimëri, me vendosmëri.

Ju garantoj se nuk ka gjë në botë që përballon dot zemërimin tuaj, guximin tuaj, revoltën tuaj.

Ju garantoj se kjo diktaturë e krimit, drogës dhe vjedhjeve shkatërrohet në sulmin tonë të parë kundër saj.

Ju garantoj se ajo të ardhme nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Prandaj le t’i shkurtojmë ne ditët e zeza të saj, që nuk meriton asnjë ditë të bardhë.

Qytetarë dhe qytetare, shqiptarë dhe shqiptare, ju bëj thirrje kudo që jeni, u shkruani letra, mesazhe, telefonojuni vëllezërve, motrave tuaja në emigracion, të refuzojnë takimet me banditët, me vrasësit, me pengmarrësit.

U bëj thirrje emigrantëve tanë, qëndroni në anën e popullit tuaj, qëndroni në anën e demokracisë në Shqipërini.

Ngrihuni në nivelin e idealeve të lirisë të vendeve ku jetoni dhe jipni Edi Ramës mësimin që meriton.

Ai ka parashikuar një udhëtim në tetor me 26 në Nju Jork, metropolin botëror.

Ai nuk vjen për ju, ai nuk vjen për qëllime dhe interesa shqiptare tek ju.

Ai vjen tek ju si Pashiqi shqipfolës i Tiranës.

Ai vjen tek ju si një armik i egër i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Ai vjen tek ku ju si kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.

Ai vjen tek ju si kryekrimineli që përdor drejtësinë në mënyrën më të egër kundër opozitës. Që bën gjithçka për një Shqipëri pa opozitë.

U përket ju t’i jepni mësimin që meriton.

U përket ju të distancoheni nga ky antishqiptar që ndan me të atin shpirtin e xhelatit.

Që ka shndërruar pasuritë publike të shqiptarëve në parajsë për veten dhe ministrat e tij, klanet kriminale të vendit, narkotrafikantët.

Është koha për emigrant dhe emigrante, të tregojë veten e tij. T’i japë një krah, një mbështetje të reja Shqipërisë.

Është radha jonë.

Është radha jonë.

Është radha jonë.

Fitore, fitore, fitore!

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...