Berisha: Edi Rama një javë më parë falenderoi Putinin për hapjen e negociatave. Koha t'i japim ndëshkimin që meriton

E mërkurë, 23 October 2024 22:46
 

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se Edi Rama në konferencë shtypi deklaroi se, vendet e Ballkanit Perëndimor procesin e integrimit duhet të ja dinë për nder dhe të falenderojnë, Vladimir Putinin.

Berisha theksoi se në asnjë vend të botës, një ‘shaka’ e tillë sepse në fakt ai me të do të thoshte atë që theksova më sipër, në asnjë vend të Europës anëtarët e NATO-s që falenderon Putinin sepse për shkak të agresionit të tij e shtyu BE-në të na afrojë ai nuk do të qëndronte as 4 ditë në pushtet. 

Fjala: 

Të dashur miq!

Sot në Shqipëri ishte për një vizitë presidentja e Komisionit Europian, zonja Ursula Von Der Lyen. Duke i uruar mirëseardhjen dhe falenderimin për këtë vizitë, shtoj se sot Edi Rama në konferencë shtypi, falenderoi presidenten e KE-së, për mbështetjen që ajo dhe Komisioni i ka dhënë procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Dhe natyrisht në mënyrë ta padiskutueshme presidentja e Komisionit dhe Komisioni kanë meritën e tyre të pamohueshme dhe meritojnë mirënjohje.

Por miqtë e mi, mos harroni se vetëm një javë më parë, Edi Rama nuk falenderoi zonjën Presidente, Von der Lyen, por falenderoi direkt dikatorin Vladimir Putin.

Edi Rama në konferencë shtypi deklaroi se, vendet e Ballkanit Perëndimor procesin e integrimit duhet të ja dinë për nder dhe të falenderojnë, Vladimir Putinin.

Cilido që mendon se e kishte me shaka, unë dua të them këtu se, Edi Rama me këtë shaka, duke falenderuar xhelatin e kombit ukrainas, Hitlerin e kohës së sotme, dëshmoi se ai ka probleme të thella politike dhe psikike, psikike dhe politike.

Ai desh të thoshte me këtë se në rast se Putini nuk do të sulmonte Ukrainën, ju Bashkimi Europian, nuk do të afronit Ballkanin Perëndimor. Duke mashtruar në këtë mënyrë, ose duke mashtruar në mënyrën më amorale, e vërteta është se BE-ja për Ballkanin Perëndimor ka shpenzuar miliarda e miliarda dhe i ka shpenzuar ato me qëllimin e vetëm që këto vendi të ecin në rrugën e integrimit Europian.

Kështu të pretendosh se ishte Putini ai që i shtyu apo detyroi udhëheqjen perëndimor te BE-së për të afruar vendet e Ballkanit Perëndimor nuk je gjë tjetër veç një bastard që nuk meriton asgjë tjetër, përveç se largimit të menjëhershëm nga pushteti.

Në asnjë vend të botës, një ‘shaka’ e tillë sepse në fakt ai me të do të thoshte atë që theksova më sipër, në asnjë vend të Europës anëtarët e NATO-s që falenderon Putinin sepse për shkak të agresionit të tij e shtyu BE-në të na afrojë ai nuk do të qëndronte as 4 ditë në pushtet.

Ndaj miqtë e mi, le të zotohemi ne se do të ngrihemi me të gjithë përpjekjen tonë dhe këtij bastardi që i falet Putinit ti japim ndëshkimin që meriton.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...