Genc Pollo: Robespierristët e vegjël mes nesh

E mërkurë, 23 October 2024 22:49

Nga Genc Pollo:

Robespierristët e vegjël mes nesh

Disa komente ndaj postimit tim mbi arrestimin e z. Ilir Meta mund të përmblidhen kështu: mirë ja bënë maskarait, kriminelit, hajdutit që e arrestuan ashtu si e arrestuan.
Disa mendime sërish për ketë temë:
Në postimin fillestar nuk u shpreha nëse kemi të bëjmë me fajtor apo të pafajshëm. Parimisht sepse vlen parimi i prezumimit të pafajsisë e i dinjitetit njerëzor dhe se personalisht këtë opinion për rastin konkret mund t’a formoj mbasi të njihem me aktakuzën dhe pleduajenë. Po kështu gjykata që do të japë verdiktin. Gjithashtu shpreha opinionin se paraburgimi ishte i panevojshëm e i pabazuar në ligj dhe se arrestimet e krerëve opozitarë praktikisht forcojnë regjimin autoritar kleptokratik që aktualisht kemi.
Por nxitimi për të shprehur gëzim kur dikush dhunohet e poshtërohet publikisht e pa shkak nga Policia e Shtetit, sidomos kur viktima ka qenë dikushi, ka preçedentë në histori: Kështu në Francën revolucionare të Robespierre-it turmat bërtisnin “aristokratët në litar” dhe xhelatët nuk humbnin kohë me procedura. Në Bashkimin Sovjetik po kështu me borgjezët e kulakët; në Rajhun e Tretë me hebrenjtë dhe të tërë antinazistët; në Shqipërinë e pas 1945 me çdo element antiparti.
Në secilin nga këto raste të së shkuarës nuk kemi të bëjmë vetëm me fanatikë të frustruar e turma histerike. Një pjesë e kanë bërë me përkushtim idealist dhe me besim se i shërbenin kauzës së drejtë. Distanca historike nga këto ngjarje të ndihmon të kesh qartësi morale. Po kur pasioni politik dhe emocioni njerëzor është i fortë ndërgjegja qytetare zbehet dhe qartësia morale turbullohet. Ka që thonë se arrestimi tek Casa Italia i shërben demokracisë, shtetit ligjor dhe integrimit europian. Disa syresh edhe mund t’a besojnë këtë. Por ata nuk janë veçse i fundmi variacion historik i turmave robespierriane.
Sikur nesër apo pasnesër, mosozot, po t’i ndodhë kështu Edi Ramës (siç i ndodhi edhe Robespierre-it) vlejnë sërish parimet e mësiperme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...