Berisha: Sot europarlamentarët u njohën me realitetin shqiptar ashtu siç është dhe jo sipas propagandës së Edi Ramës

E mërkurë, 23 October 2024 22:53
 

Kryedemokrati Sali Berisha, në fjalimin e tij të përnatshëm në tubimin qytetar është shprehur se PD, dialogun me partnerët tanë e ka detyrim dhe ai u garantoi qytetarëve se do ta PD përmbushë me seriozitetin dhe dinjitetin më të madh këtë detyrim.

'Por askush të mos harrojë se çfarë do ndihme të na japin ne ata, përballjen me Edi Ramën e kemi ne. Është detyra jonë, është radha jonë, është beteja jonë. '- u shpreh Berisha.

A mund të akuzohet në këtë mënyrë një njeri, më thoni ju mua.
Këta që lëpijnë këpucët e Edi Ramës, që kanë frikë dhe tmerr ta thërrasin dhe pyesin, ti thonë pse e kalove ligjin ti. Të ballafaqohet.
Ua them këytë miq, për të kuptuar se cila është e drejta, ligji për këta horra. Se ç’përfaqësojnë këta, ligjin apo krimin, ligjin apo banditin, ligjin apo kriminelin Edi Rama.
Të gjitha këto, deputetët e opozitës, sot i paraqitën në tempullin e demokracisë europiane, Parlamentin Europian.
Unë gjej një rast të falenderoj të gjithë ata parlamentarë që pritën, dëgjuan me durim, me interes të madh deputetët e opozitës, të PD, realitetin shqiptar ashtu siç është dhe jo sipas propagandës së Edi Ramës. U paraqitën atyre me dokumente të pakundërshtueshme, një realitet shokues, të pabesueshëm, të paimagjinueshëm.
Kjo shënon fillimin e një dialogu intensiv ndërkombëtar të PD-së.
Kjo parti ka qenë dhe do të jetë gjithmonë lokomotivë e proceseve integruese. Për PD, integrimi i shqiptarëve në BE është interesi më madhor kombëtar, është e ardhmja e tyre më e shkëlqyer.
Por ky proces do të jetë një proces që kalon në zbatimin dhe respektimin e ligjeve të shtetit ligjor, sigurisë juridike dhe kushtetutës, të drejtave dhe lirive të individit, zgjedhjeve të lira, garës së hapur. 
Miqtë e mi! 
Dialogun me partnerët tanë e kemi detyrim dhe u garantoj se do ta përmbushim me seriozitetin dhe dinjitetin më të madh. 
Por askush të mos harrojë se çfarë do ndihme të na japin ne ata, përballjen me Edi Ramën e kemi ne. Është detyra jonë, është radha jonë, është beteja jonë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...