PD informon Komisionerin e Zgjerimit, Olivér Várhelyi: Shqipëria të rikthehet në shinat e shtetit ligjor dhe demokratik

E mërkurë, 23 October 2024 22:50
 
 

Deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë ka zhvilluar një sërë takimesh gjatë ditës së sotme me eurodeputetët e Parlamentit Europian, me PPE, si dhe me Komisionerin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi.

Në postimin e tij në Facebook, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thekson se Varhelyi është informuar se Shqipëria e ka jetike të rikthehet në shinat e shtetit ligjore dhe demokratik.

Postimi i plotë:

Në Parlamentin Europian, ishte për raportim edhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin z. Olivér Várhelyi, të cilin patëm mundësi ta informojmë shkurtimisht për arsyet e vizitës tonë në PE dhe situatën politike në Shqipëri.

Duke mbështetur plotësisht procesin e integrimit dhe duke e falënderuar për gjithë punën që ka bërë që procesi të shkojë përpara, pavarësisht se për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës, Shqipëria është larguar edhe më shumë nga vlerat europiane në qeverisje, bashkëndamë mendimin se integrimi europian është aspiratë e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë dhe duhet të vazhdojë pavarësisht pengesave.

Shqipëria e ka jetike që të rikthehet në shinat e shtetit ligjor dhe demokratik, që nuk përndjek e burgos opozitën, që lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe ku qeverisja nuk diktohet nga krimi i organizuar. Vetëm kështu e ardhmja europiane është e sigurtë dhe e shpejtë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...