Kryetari Erion Veliaj ka larguar 12 drejtorë të dyshuar për afera korruptive, përfshirë atë të ujësjellësit Elton Kacidhja dhe atë të policisë bashkiake, Ermal Kapllani
I ftuar mbrëmjen e sotme në studion e lajmeve në "Ora News", ishte Belind Këlliçi, për të folur rreth kësaj teme.
"Një duzine hajdutësh dhe në fakt ka qenë një përgjigje shumë e mirë për të gjithë ata kritikët e protestës, që nuk ka ngelur media e paguar nga inceneratori i Tiranës, ku shkëlqen, Karlo Bolinjo që ka vjedhur 4 mijë metra katror truall publik për të bërë një ngrehinë që shan gjithë ditën opozitën dhe këdo që godet korrupsionin në këtë vend. Nuk ka ngelur njeri pa e kritikuar atë protestë që për 30 javë në 32 protesta që janë organizuar, ka shfaqur javë pas jave me fakte, dokumenta e detaje pjesë nga afera të ndryshme në Bashkinë Tiranë.Është për shkak të asaj proteste që sot që sot që ne flasim, tre nga drejtorët kryesorë të "5D", që unë i kam denoncuar që në fillim. Tusha, Qato dhe Molla ndodhen prapa hekurave dhe është për shkak të qëndresës në atë protestë dhe fakte që publikohen aty çdo javë dhe mijëra faqeve dhe dokumenteve që kemi çuar në SPAK për "5D" dhe për inceneratorin e Tiranës, që sot çuditërisht gjatë kohës që mbahej protesta, kreu i grupit të strukturave kriminal në Bashkinë e Tiranës "5D" Erion Veliaj, ka marrë një vendim për të shkarkuar 12 drejtorë, ku mes tyre shkëlqejnë, Elton Kacidhja. Heqja e sotme e dy prej drejtorëve që plotësojnë "5D", Ermal Kapllani dhe Elton Kacidhja është një sinjal që mund të vijë një furtun tjetër nga SPAKU", u shpreh Këlliçi.