‘Qeveri teknike, e vetmja rrugë për zgjedhje të lira’/ PD publikon akset ku do të zbresë mosbindja civile në 29 tetor

Premte, 25 October 2024 23:22
 

Partia Demokratike ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një mbledhje të gjerë të thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, me morën pjesë edhe drejtuesit politik të qarqeve dhe kryetarët e degëve të PD nga mbarë vendi, ku temë e diskutimit ishte mosbindja civile e thirrur në datë 29 tetor ora 17:00.

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, në postimin e saj në Facebook, ka bërë publike vendimmarrjen e sotme të demokratëve, ku tregohen akset kryesore në Shqipëri të cilat do të bllokohen nga qytetarët, në shenjë proteste, ku kërkojnë qeveri teknike, si e vetmja rrugë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

‘Bashkohuni me ne për t’i dhënë fund kapjes së shtetit dhe për t’i hapur rrugë një qeverie teknike, që do të garantojë procesin zgjedhor të pandikuar nga interesat klienteliste dhe presionet e pushtetit’, shkruan Vokshi.

Postimi i plotë:

Në selinë qendrore të Partisë Demokratike u zhvillua një mbledhje e gjerë, ku morën pjesë drejtuesit politik të qarqeve dhe kryetarët e degëve të PD nga mbarë vendi. Në këtë takim u riafirmua vendosmëria për të vazhduar mosbindjen civile deri në vendosjen e një qeverie teknike, si e vetmja rrugë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Të martën, më 29 tetor, ora 17:00, mosbindja civile do të zbresë në akset kryesore të vendit:

 1. Segmenti “Casa Italia - Sheshi Shqiponja”

 2. Rrethrrotullimi Milot

 3. Rrethrrotullimi Shkozet

 4. Rrethrrotullimi Bradashesh

 5. Rrethrrotullimi Rrogozhinë

 6. Rrethrrotullimi Levan

Bashkohuni me ne për t’i dhënë fund kapjes së shtetit dhe për t’i hapur rrugë një qeverie teknike, që do të garantojë procesin zgjedhor të pandikuar nga interesat klienteliste dhe presionet e pushtetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...