Denoncimi: Ministri Ervin Hoxha organizoi filmimin e rrëmbimit të dhunshëm të Ilir Metës

Saturday, 26 October 2024 18:18
 

Pamjet e rrëmbimit të dhunshëm të ish-presidentit Ilir Meta kanë tronditur opinionin publik.

Ato pamje sugjerojnë se arrestimi i dhunshëm i tij në mes të rrugës në një zonë me shumë lëvizje ishte i qëllimshëm dhe i mirëorkestruar. 

Por një denoncim akoma i paverifikuar ka mbërritur në redaksinë e JOQ thekson se ka qenë vetë ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha që ka organizuar edhe filmimin.

“Ditën e arrestimit të Ilir Metës që në mëngjes nga ora 6, në ambientet e hotelit ka ardhur policia me agjent civilë, ku kanë kontrolluar hotelin dhe te njëra nga dhomat që shikon nga rruga ka qëndruar një burrë, i cili ka filmuar arrestimin e Metës.

Ajo dhomë ka kamera nga sipër. Në hotel ka ardhur dhe ministri i Brendshëm, ku kanë diskutuar ku do të vendoset kamera.

Neve na nxorën përjashta dhe nga menaxherët jemi kërcënuar që nëse del informacioni, do na heqin nga puna.

E gjitha ka qenë e organizuar dhe policët kanë ndenjur mbi 6 orë në ambientet e hotelit”, shkruan denoncuesi.

Ndërkohë nuk ka një reagim zyrtar për këtë denoncim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...