Inceneratori që nuk ekziston përlan edhe 13 milion euro pagesa në 2025

Hënë, 28 October 2024 19:01
 

Faturat e kripura nuk ndalen edhe pse mbeturinat vetëm groposen

Për vitin që vjen, rreth 12.5 milion euro nga taksat e banorëve të qarkut të Tiranës do të shkojnë për inceneratorin që duhej të ishte ndërtuar dhe do ishte duke prodhuar energji elektrike, por që në fakt nuk ekziston. Të dhënat janë marrë nga projektbuxheti i vitit 2025. Tabela poshtë:
Image

 

Për inceneratorin inekzistent, qytetarët e Tiranës paguajnë 29 euro për një ton mbeturina që thjesht groposen, por që ndërkohë paguhen për një proces shumë më të komplikuar që parashikonte djegien dhe prodhimin e energjisë.

Deri në shtator, Open Data njoftoi se janë paguar rreth 10 milionë euro, një shumë që e çon financimin e buxhetit të shtetit në total për këtë objekt në gati 72 milionë euro.

Kompania e Klodian Zotos dhe Klodian Mërtirit, “Integrated Energy B.V SPV” u sekuestrua në gusht të vitit 2023 dhe paratë tashmë shkojnë në agjencinë e administrimit të pronave të sekuestruara. SPAK ka arrestuar disa drejtorë të bashkisë së Tiranës, antarët e komisionit që dhanë koncensionin dhe që llogaritën faturën e kripur të inceneratorit.

Si e mbrojti Rama dhe Veliaj vjedhjen tek inceneratori i Tiranës

Image

Para sekuestrimit që i bëri SPAK inceneratorit, kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kanë mbrojtur faktin se pagesat për inceneratorin e Tiranës duhet të vazhdonin pavarësisht se skema e korrupsionit tashmë ishte një skandal i njohur gjerësisht. Kur opozita dononconte faktin se paratë shkonin tek personat në kërkim, Rama mjaftohej duke thënë se “Tirana paguan shërbimin”.

“Tirana është befasisht e pastër. Doni të bëjmë një provë. Është një provë që se bëjmë dot. Të ndalojmë pagesat për tre ditë e të shihni se ca ndodh me Tiranën. Sepse atje zhvillohet operacion i përditshëm i grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve. Paguajmë shërbimin”, shprehej Rama.

Kur Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja u shpallën në kërkim, atëherë Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se pagesat do të vazhdojnë me arsyetimin se: “Në rast se ne nuk zbatojmë kontratat, nga ana e ligjit tregtar të kontratës, ne do t’i krijonim Republikës së Shqipërisë një dëm të tillë që me siguri do të përgjigjeshim në Arbitrazh”.

Ndërkohë Erjon Veliaj ka qenë njësoj shpërfillës për faktin se paratë paguheshin por vidheshin sepse në realitet as nuk bëhej djegie e plehrave, as nuk kishte incenerator.

“Cili është në kërkim dhe kush është pronari s’është problemi im”, ka thënë Veliaj kur pyetej për këtë çështje “Ka një supervizor privat, sot është në burg, se ai duhet ta kontrollonte. Kontratën ka detyrë supervizori ta monitorojë. A është Tirana më e pastër? A paguajmë më pak, kaq i intereson qytetarët”, shprehej ai.

Hetimet e SPAK për vjedhjen e parave të inceneratorit të Tiranës nuk arritën asnjëherë tek Edi Rama që firmosi bonus për kompaninë e dy Klodëve në mënyrë të paligjshme dhe tek Erjon Veliaj, që firmosi angazhimin financiar prej më shumë se 120 milion eurosh pa marrë miratimin e këshillit bashkiak të Tiranës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...