Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD-së, i ka dërguar një letër presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ku i kërkon të mos heshtë, por të të ndërhyj për të mos lejuar cënimim e rëndë të barazisë së palëve në zgjedhje dhe parimeve themelore që garantojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme
Bardhi shkruan se mungesa e reagimit të Presidentit të Republikës për veprimin kriminal të mazhoranës qeverisëse dhe Trupit Diplomatik, perceptohet si mesazh i qartë që Presidenti e mbështet këtë aktivitet të paligjshëm, dhe mbi të gjitha mbështet shkrirjen në një të shtetit dhe partisë në zgjedhje.
Sot i jam drejtuar zyrtarisht Presidentit të Republikës që të ndërhyj për të mos lejuar cënimim e rëndë të barazisë së palëve në zgjedhje dhe parimeve themelore që garantojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Presidenti nuk duhet të hesht, por duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës si Kreu i Shtetit.
Heshtja dhe mungesa e reagimit të Presidentit të Republikës për veprimin kriminal të mazhoranës qeverisëse dhe Trupit Diplomatik, perceptohet si mesazh i qartë që Presidenti e mbështet këtë aktivitet të paligjshëm, dhe mbi të gjitha mbështet shkrirjen në një të shtetit dhe partisë në zgjedhje.
Po sot kam depozituar në SPAK edhe kërkesën për hetimim dhe ndjekjen penale ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës, Igli Hasanit, dhe Ambasadorëve të konstatuar, për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a të Kodit Penal.