Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te protesta e nesërme e opozitës, e cila ka thirrur qytetarët që të bllokojnë disa nga akset rrugore kryesore të vendit.
‘Me betejën tonë ne do arrijmë të kthejmë Shqipërinë në rrugën e integrimit, në rrugën e shpresës, në rrugën e zhvillimit’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Miq, beteja nesër është etapa tjetër drejt fitores!
Është përpjekja e madhe e demokrateve dhe demokratëve ëpr t’i përcjellë mesazhin Edi Ramës dhe bandave të tij, se nuk ka forcë në botë që të na mposhtë ne në misionin tonë për rikthimin e votës së lirë me qeveri teknike për zgjedhje të lira, për ndryshimin e pushtetit, për rikthimin në Shqipëri të lirivë, të drejtave, dinjtitetit të qytetarëve shqiptarë.
Për rikthimin në Shqipëri të një drejtësie që qendron ndën ligjin e Kushtetutë dhe jo si organizatë kriminale e marrë peng nga Edi Rama.
Me betejën tonë ne duam dhe do arrijmë të kthejmë Shqipërinë në rrugën e integrimit, në rrugën e shpresës, në rrugën e zhvillimit.
Të dashur miq, çdo ditë, çdo demokrate e demokrat duhet të bëjë gjithçka për t’i nxirë jetën këtij regjimi të pashpirt, për t’i marrë frymën, për t’i shkurtuar ditët, për të ecur të sigurt drejt fitores.
Çdo ditë, Edi Rama, organizata e tij kriminale bëhen më anti-shqiptare, bëhen më çnjerëzore, bëhen më kriminale. Ndaj dhe, ne çdo ditë duhet të jemi në sulm, në sulm, në sulm kundër tyre.