Berisha: Armiqtë e Shqipërisë, qeveritarë me Ramën në krye. Të gatshëm për çdo sakrificë për rikthimin e votës së lirë

Hënë, 28 October 2024 20:25
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se është në krye të armiqve të Shqipërisë, duke punuar për interesa të tyre dhe jo të shqiptarëve.

Në fund të fjalës së tij te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha theksoi se ‘ demokratët do të qendrojnë të gatshëm për çdo sakrificë për të rikthyer votën e lirë’. 

Berisha: Lefter Koka ia hoqi maskën. I tregoi shqiptarëve se kush është peshku i madh i qelbur i Shqipërisë.

Natyrisht, nuk mund të kishim dyshim.

Peshku i madh i qelbur i Shqipërisë është Edi Rama dhe vetëm Edi Rama.

Ndaj dhe, le t’i tregojmë ne çdo shqiptari. T’i tregojmë ne çdo qytetari të lirë të Europës se, shqiptarët janë më të vendosur t’u japin ndëshkimin e merituar baronëve të drogës me Edi Ramën në krye në Tiranë.

T’u japin ndëshkimin e merituar atyre që punët publike i bëjnë për të vjedhur 90% të fondeve. Atyre që pasuritë publike i kanë shndërruar në një mallkim për qytetarët, njëlloj sikur të ishin regjimi pushtues më i egër i historisë.

Në mosbindjen tonë civile, ne u përcjellim shqiptarëve kudo që janë, por edhe miqve të Shqiëprisë në të katërta anët e Europës se, të zotët e vërtetë të Shqipërisë janë qytetarët e saj!

Se armiqtë e saj, janë qeveritarët me Edi Ramën në krye, dhe se në këtë betejë ne qendrojmë të gatshëm për çdo sakrificë për të rikthyer votën e lirë.

Qendrojmë të gatshëm për të mbrojtur dinjitetin dhe lirinë e qytetarëve të cilat pa votën elirë nuk ekzistojnë.

Miq, autokratët, diktatorët, votat nuk i vjedhin ditën e votimit. Votat i ekzekutojnë para se të shkojnë në kuti.

Ja ç’ndodhi në Gjeorgji. Ja ç’ndodhi në Venezuelë. Ja ç’ndodhi në Tunizi. Po me Shqipërinë, kurrë më!

Me Shqipërinë vota e lirë, qeveria teknike janë zotimi ynë, janë beteja jonë.

Është radha jonë, është radha jonë!

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...