Berisha: Sido që të shqyrtosh regjimin e Ramës, ai del mashtruesi më i madh, hajduti më i madh në histori

Hënë, 04 November 2024 20:44
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te narkoregjimi i Edi Ramës përgjatë 12 viteve të tij në pushtet.

‘Sido që të shqyrtosh regjimin e Ramës, ai del mashtruesi më i madh, hajduti më i madh në histori’, u shpreh Berisha gjatë tubimit në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore, mirënjohjen më të pakufishme ju, pararendësve të vërtetë të fitores së opozitës shqiptare, misionarëve të kauzës së drejtë të lirisë, dinjitetit dhe interesit kombëtar të shqiptarëve.

Një përshëndetje z. Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë në qelitë e diktaturës. Një përshëndetje, nënkryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Ervin Salianji që qendrojnë si luftëtarë të pamposhtur dhe i kallin tmerrin nga burgjet e diktaturës narkodiktatorit, Edi Rama.

Të dashur miq, në çdolloj pamje që të shqyrtosh regjimin e Edi Ramës, ai del mashtruesi më i madh në histori, del hajduti më i madh në histori.

Këto ditë ai kalon në studio televizive para kamerave dhe rreh gjoksin se, këto 11 vite prodhimi i brendshëm i Shqipërisë u dyfishua, dhe po kështu rritja ekonomike dhe buxheti.

Të dashur miq, për ju dhe të gjithë shqiptarët detyrohem të bëj disa krahasime. Jo, aspak, për të evokuar këtu një kohë të 11-12 viteve më parë. Por po bëj këto krahasime sot këtu, për të faktuar këtu, për t’ju provuar këtu me shifrat e tij, se çdo të thotë të jesh hajduti më i madh i kombit shqiptar në kohëra.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...