‘Policia fsheh krimin’/ Denoncimi: Efektivi në Lezhë u përplas nga nipi i Tonin Vocaj, në makinë kishte armë...

Hënë, 04 November 2024 20:47
 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë, 2 nëntor në Lezhë, ku policia ka fshehur krimin dhe nuk e ka raportuar.

Sipas një denoncimi të ardhur në adresë të kreut të PD, Sali Berisha, nipi i drejtuesit të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, ka përplasur me makinë një efektiv të Policisë Lezhë, pasi këta të fundit e kishin ndaluar pasi kishin informacion se brenda mjetit kishte armë. 

‘Në orën 15:00 në fshatin e quajtur Kallmet kemi ndaluar një makinë tip Audi të bardhë, që kishim informacion që lëvizte i armatosur. Mjeti tip Audi ndaloi por sa u afruam për të komunikuar me të përplasi kolegun dhe u largua. Në ndjekje e sipër e braktisi makinën dhe u largua në këmbë. Brenda në makinë kishte maska dhe armë por kur e dërguam për kqyrje në komisariat, makina rezultoi në emër të Eriseldo Voci, nipi i Tonin Vocit drejtuesit të Policisë Tiranë’, thuhet në denoncim.

Gjithashtu sipas denoncimt në adresë të kryedemokratit, thuhet se ‘me urdhër të drejtorit Alfred Elezi, makina u lirua dhe personi nuk u shoqërua fare edhe pse mjeti tip Audi me targë AB 257 IH është makina e nipit të Tonin Vocaj’.  

Postimi i plotë:

Policia fsheh krimin.

Lexoni mesazhin e oficerit dixhital!

Pershendje Doktor

Po te shkruaj per nje rast te pa precedent qe ka ndodhur diten e shtun dt 2 .

Une qe po te shkruj jam nje oficer policie ne drejtorin e policis lezhe ne oren 15-00 ne fshatin e quajtur kallmet kemi ndaluar nje makin audi te bardh qe kishim i formacion qe leviz i armatosur mjeti audi ndaloj por sa u afruam per te komunikuar me te perplasi kolegun dhe u largua ne ndjekje e siper e braktisi makinen dhe u largun ne kemb brenda ne makin kishte maska dhe arm por kur e derguam per kqyrje ne komisariat makina rezultoj ne emer te eriseldo voci nipi tonin vocit drejtuesit te policis tirane

Me urdher te drejtorit alfred elezi makina u lirua dhe personi nuk u shoqerua fare mjeti audi me targ ab257ih esht makina e nipit te tonin voci

Ndersa mjeti polo esht mjeti qe po e ndjek i policis lezhe aa323us

Doktor verifikoje kto qe te thash sepse kolegu im ka vajt ne spital per mjekim dhe po na marrin jeten kriminelat me drejtuesit tone duke na ekspozuar tek krimi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...