Berisha: Nuk mund të pranoja caktimin e liderit të opozitës nga një ambasadore. Edi Rama është banditi më i madh

Premte, 22 November 2024 18:08
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë intervistës ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se, ai nuk mund të pranonte që lideri i opozitës ti caktohej nga një ambasador, apo sekretar shteti.

Gjatë bisedës me gazetarin Çim Peka në SYRI TV, Berisha u shpreh se, banditi më i madh në Shqipëri është Edi Rama, pasi ai i kontrollon të gjithë bandat. 

‘Si mund të pranoja unë caktimin e liderit të opozitës nga një ambasadore, sekretar shteti, apo një president, kurrë. Nëse i themi lirisë, liri, pavarësisë, pavarësi, këto nuk mund të ndodhin.

Koha mendoj se nuk është për diktaturë.

Është shumë i qartë qëndrimi im ndaj krimit. Nëse ka një gjë të faktuar për Sali Berishën është zero tolerancë ndaj krimit. U them unë atyre, kudo që të jeni, në qeli do të përfundoni.

Unë jam kundër dënimit me vdekje, jam për arrestimin, dënimin e tyre për të gjithë ato që kanë bërë. Këtë e kam faktuar dhe do ta faktoj prap. Nuk ka kompromis, nuk mund të ketë asnjë lloj qëndrimi tjetër. Krimi pa diskutim që është me Edi Ramën, por i garantoj se do të kenë fatin që meritojnë.

Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar.

Çfarë mund të thuash, se Safet Bajri është kriminel më i madh se Edi Rama, jo nuk është më i madh. Me Edi Ramën, lidhen miliarda të vjedhura shqiptarëve. Edi Rama është shumëfishi i të gjitha bandave marrë së bashku.

Edi Rama i ka ushtarë ata. Merr ti Troplinët, pse kujton se nuk ua merr Rama përqindjen e drogës. Po të jetë për krye, është Edi Rama e ka faktuar vetë.

Është kryeministri që i pret në zyrë, ky është shumëfishi i tyre.

Taulant Balla ka kryer krime. Suel Çela rri ku rri, por kriminel më të madh se Taulant Balla nuk ka në Elbasan’, theksoi kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë intervistë në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...