Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një intervistë ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se, drejtuesit e DASH dhe departamentit të Drejtësisë në SHBA nuk mund të bëjnë sikur nuk i kanë dosjet kriminale të qeverisë Rama.
‘Dosjet i kam unë, i kanë dhe ata, dhe nuk mund të bëjnë sikur nuk i kanë’, tha Berisha.
‘Unë shpresoj që këto çështje, gradualisht ti qartësojmë me frymën më të mirë me administrtën e re të presidentit Trump.
Kur unë kam të njëjtën dosje që ka SPAK, dhe Amerikanët dhe ata bëjnë sikur nuk e kanë, kjo nuk qëndron, përbën problem të madh.
Ata janë në funksion të një agjende politike, e cila ishte konsolidimi i narkodiktaturës së Ramës në Shqipëri dhe puçi ndaj opozitës.
Përmende dosjen e ‘Toyota Yaris’. E kanë sekretuar, e kam unë dosjen, e kanë dhe ata. Ata janë një organizatë kriminale, si mund të mbështetet. Aty është një organizatë e mirëfilltë kriminale.
E mbështetë kur Edi Rama megjithë se të ka korruptuar njeriun kryesor të kundërzbulimit, Edi Ramën e ke mbrojtur se ‘më duhet banditi im, është i dobishëm banditi im’.
Kjo politikë shpresoj që të ketë fund bashkë me ata që e mbështetën’, tha kreu i PD-së, Sali Berisha në SYRI TV.