Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, uroi Ditën e Alfabetit.
“Gëzuar të gjithë shqiptarëve Ditën e Alfabetit të gjuhës sonë më të bukur në botë, të shkruar me germa gjaku dhe plot sakrifica heroike të intelektualëve dhe patriotëve tanë!
Mirënjohje përjetë kolosëve të gjuhës shqipe dhe Rilindasve të vërtetë të kombit, që në Kongresin e Manastirit, njehsuan 116 vite më parë elementin më të rëndësishëm përbashkues të shqiptarëve duke i paraprirë shpalljes së Pavarësisë në 28 nëntor 1912 në Vlorë,” shkruan Meta në postimin e tij.