Berisha: Ibrahim Rugova nuk ishte vetëm politikan, por dhe misionar që besonte fort në atë që thoshte

Saturday, 30 November 2024 13:41
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij u shpreh se Ibrahim Rugova ishte unik në llojin e tij, politikan edhe misionar dhe ata që nuk e njohën Rugovën si të tillë, gabuan shumë.

'Rugova ishte vështirë ta ndaje, se cili Rugovë predominon. Predominon Rugova misionar, apo Rugova president, politikan'- u shpreh Berisha.

Fjala e plotë:

Pra krijoi një ëndërr të cilën ai nuk e la endërr.

Me një vizion dhe vendosmëri të themi, atë që përdore Enver, radikale, ta përdorim këtë term, ai filloi zbatimin e projektit të tij; ndërtimin e shtetit paralel në Kosovë, përballë shtetit të pushtuesit.

Ngriti shumicën e institucioneve, parlamentin, presidentin, qeverinë.

Për kushtet, vështirë të ketë pasur kush, në kushte pushtimi, një pushtet paralel më eficent se pushteti që ndërtoi Ibrahim Rugova.

Jo.

Ai krijoi një pushtet paralel real, me kostot e tij, një qeveri në mërgim, por një qeveri aktive, e cila realizoi një përfaqësim ndërkombëtar në kohë reale.

Qendrat e informacionit të saj, u bënë gjenerator kryesor të të vërtetave të shqiptarëve në Kosovë.

Krahas qeverisë në mërgim, udhëheqja tjetër Lidhjes Demokratike të Kosovës, operonte dhe vepronte në Kosovë. Pra ëndërra filloi tani të shndërrohet në realitet.

Tani do të ju them një gjë tjetër.

Ibrahim Rugova ishte unik në llojin e tij. Në çkupim? Ishte edhe politikan edhe misionar. Ata që nuk e njohën Rugovën si të tillë, gabuan, gabuam shumë.

Rugova ishte vështirë ta ndaje, se cili Rugovë predominon. Predominon Rugova misionar, apo Rugova president, politikan.

Por Rugova misionar ishte Rugova i pathyeshëm. E morën peng në Beograd, u zemëruan shumë me të. Hodhën baltë Tirana dhe e majta e Kosovës me tonelata.

Këtu SHBA e ndërroi ambasadorin në mes të luftës një ambasador që për fat e kisha njohur shumë në vitet ’90 dhe një ish-këshilltar i tre presidentëve, Robert (Bob) Frouik. Kisha shumë njohje me të.

Tek pija një kafe në një lokal, i them, Bob do të them një gjë; ai presidenti yt nuk ka nevojë për këshillën time, por unë ty ta them këtë sepse të kam mik.

Çfarë më thotë?

E kemi kot këtë zemërimin me Ibrahim Rugovën, i them.

Pse më tha?

Sepse është misionar. Ia shpjegova.

Gjithë takimet që kam pasur me Nënë Terezën, gjithë përqendrimi ishte të  kuptoja se ku i buronte forca asaj. Ai arriti ajo të ketë një forcë të jashtëzakonshme, dhe arrita në përfundimin se ishte, përqendrimi tek ajo që besonte.

Tek Rugova ishte e njëjta gjë.

Mund të dëgjoje fjalimet, por në tërësi dëgjoje 4 fjali; Kosova republikë, Kosova e pavarur, protektorat i NATO-s, protektorat i OKB-së.

Ndodhi që pas pak ditësh Rugova shkoi tek shqiptarët në Maqedoni, në kampe, ata e pritën në një mënyrë të jashtëzakonshme, shpërthyese dhe Bob më tha; Sali paske pasur të drejtë ti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...