Berisha: Bashkë me ne janë shqiptarët, ndërkombëtarët dhe Zoti! Në 23 dhjetor të dalin në mosbindjen civile më të fuqishme

E Enjte, 12 December 2024 18:45
 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, garantoi demokratët se bashkë me ta janë shqiptarët, ndërkombëtarët dhe Zoti.

Në fund të fjalës së tij në ceremoninë e 34 vjetorit të themelimit të PD-së, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe t’i bashkohen demokratëve dhe opozitës, në mosbindjen civile më të fuqishme në datë 23 dhjetor. 

Berisha: Njerëzit, qytetarët do na mbështesin.

E tha Neritan Ceka këtu para jush, duhet front i përbashkët me qytetarët shqiptarë.

Së bashku të përzëmë këtë regjim më të keqin që kanë njohur shqiptarët në këto vite.

Njerëzit do na mbështesin sepse ne u provuam shqiptarëve se nuk shitemi, por në thelb qëndrojmë shqiptarë të vërtetë.

Miqtë e mi, si mik do t’u them një fjalë, në çdo vështirësi që të vini, kurrë mos harroni se po qe se duhet të shohim galerinë e heronjve, nuk ka komb tjetër me heronj si ne.

Ndaj dhe duhet të ndjehemi krenarë me qenien tonë shqiptarë.

Ku ka bota një Skënderbe? Ku ka bota një Adem Jashar? Ku ka lëvizja një Azem Hajdar?

Kurrë mos u dorëzoni. Kurrë mos i jepni!

Ne u provuam shqiptarëve se nuk përkulemi, por më kryesorja ne i kemi frymëzuar shqiptarët.

Ne i frymëzuam shqiptarët se luftuam ndonëse kishim kundër narkoshtetin, mafien e perandorisë së Sorosit, mediat e kontrolluara, drejtësinë si degë ekzekutive dhe bandat e qeverisë.

Ne frymëzuam shqiptarët se qëndruam 330 ditë dhe nuk u dorëzuam.

Dhe kur nuk dorëzohesh, edhe një rrugicë pa drita mund ta kthesh në një prozhektor dritash dhe shprese për mbarë vendin.

Kur nuk dorëzohesh edhe një dritare mund ta kthesh në armën më të fuqishme kundër kundërshtarit të lig që nuk njeh normë as moral.

Mund ta kthesh në një portë ferri për të keqen dhe të fitosh.

Prandaj dhe Rrugën e Shpresës, dritaren e katit të tretë, me qëndresën tonë të përbashkët, i shndërruam në burim frymëzimi për shqiptarët, në makth të tmerrshëm për narkoqeveritarët.

Prandaj PD do të shpëtojë Shqipërinë vitin tjetër sepse ne nuk dorëzohemi kurrë për dinjitetin njerëzor.

Nuk dorëzohemi kurrë për familjen shqiptare dhe vlerat e saj.

Nuk dorëzohemi kurrë për interesin kombëtar.

Nuk dorëzohemi kurrë për pluralizmin politik.

Prandaj lëvizja jonë që nisëm 3 vite rithemelim, sot është ortaku më i madh opozitar me mbështetjen më të madhe ndërkombëtare, që po ecën drejt fitores më të madhe që kemi pasur.

Me të cilën do arrijmë sukseset më të mëdha për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Prandaj miq, nëse kemi pasur një të shkuar historike, ne do kemi një të ardhme edhe më historike vetëm e vetëm pse punojmë për qytetarët.

Kemi një diktaturë të dytë për të shembur.

Kemi një komb për të shpëtuar.

Kemi familjen shqiptare për ta shpëtuar.

Kemi demokracinë për ta shpëtuar.

Kemi Shqipërinë për ta ripopulluar me bijtë dhe bijat e saj.

Dhe nuk jemi vetëm.

Bashkë me ne janë shqiptarët.

Bashkë me në janë partnerët ndërkombëtarët, të cilët me tre rezoluta na dhanë mbështetjen më të madhe.

Por bashkë me ne është edhe i plotfuqishmi, i madhi Zot.

Është i madhi Zot sepse vetëm me ndërhyrjen e tij, u bë e mundur që me datën 5 nëntor, perandoria marksiste e Xhorxh Sorosit të rrëzohej nga froni dhe bota e lirë të shënonte një triumf jo më pak se legjendar.

Zoti e dha ndihmën e tij, tani është radha jonë.

Me datën 23 dhjetor në mosbindjen civile më të fuqishme që është parë ndonjëherë.

Të bashkojmë shqiptarët për shtytjen përfundimtare ndaj narkoshtetit dhe themeleve të tij.

Të shndërrojmë Tiranën në kryeqytetin e demokracisë, tmerrin e narkokracisë.

Është radha jonë t’i japim përgjigjen në zemër këtij regjimi që në 10 vite shpopulloi, grabiti dhe poshtëroi shqiptarët.

Faleminderit të gjithëve për këto 34 vite historike.

Është radha jonë!

Ditëlindjen tonë të 35-të duhet ta festojmë në pushtet, në liri.

Rrofshi ju, rroftë PD, rroftë Shqipëria!

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...