A qëndron Erion Veliaj pas suksesit të kompanisë ‘Gogel’ të të vëllait?

E Enjte, 12 December 2024 18:47

Erion Veliaj nuk gënjeu për kolegët e tij. Tentakulat e tij shtrihen nga KPK, KLGJ, në SPAK e deri te Prokurori i Përgjithshëm. Nëse mendoni se përfundon këtu, e keni gabim! Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj nëpërmjet kompanive të tyre, dyshohet të jenë lavatriçja e Erjon Veliajt.

Floran Pustina rezulton të jetë themeluesi I kompanisë Gogel. Dy vite pas themelimit pronar I kësaj kompanie bëhet Arbër Veliaj. Arbri e bleu për vetëm 1 mijë euro kompaninë, e cila deklaronte një fitim 10 mijë euro.

Deri në vitin 2013, kur vëllai i Arbërit, Erioni ishte Ministër në qeverinë Rama, kompania “Gogël”, deklaronte xhiro në vlerën 7.800.000 lekë dhe fitim 400.000 lekë.Në vitin 2014 kompania faturon rreth 24  milion dhe fitim 750.000 lekë.

Në vitin 2015, Erion Veliaj merr Bashkinë e Tiranës, edhe i vëllai nis rritjen me mijra euro të kompanisë Gogel. Për vitin 2015, kompania “Gogël”, faturon 47 milion dhe fitim prej 6.100.000, ndërsa vit pas viti fitimet e kompanisë kanë ardhur duke u rritur duke kapur shifra qindra mijëra euro.

2016 xhiro 68 milion lekë dhe fitim  4.2 milion lekë

2017 xhiro 115 milion lekë dhe fitim 9.2 milion lekë

2018 xhiro 328 milion lekë dhe fitim 41 milion lekë

2019 xhiro 321 milion lekë dhe fitim 44 milion lekë

2020 xhiro 338 milion lekë dhe fitim 52 milion lekë

2021 xhiro 301 milion lekë dhe fitim 30 milion lekë

2022 xhiro 315 milion lekë dhe fitim 24 milion lekë

2023 xhiro 807 milion lekë dhe fitim 85 milion lekë

Në vitin 2023 Arber Veliaj themelon kompaninë GOGEL HOLDING dhe kalon aksionet e GOGEL në pronësi të kompanisë së re.

Po këtë vit Arber Veliaj vendos të shpërndajë divident për hetë të parë pas 12 vitesh në kompaninë GOGEL në vlerën 740.000 euro.

Nuk ka informacion të mjaftueshëm për GOGEL HOLDING por që në vitin e parë sipas bilancit deklaron një fitim në vlerën 1.65 milion euro.

Erjon dhe Arbër Veliaj në vitin 2016 do të denoncoheshin nga media dhe Partia Demokratike se kishin përdorur një “presya nome”, Gentian Skënderaj, për themeluar kompaninë “EAG Communication”, që do të operonte në fushën e marketingut dhe reklamave. Sipas selisë blu, kjo kompani ishte kthyer në “grykëse” të fondeve publike. EAG Communication, kishte marrë një tender në vlerën 349 milion lekë për dekorimin e qytetit të Tiranës për viziten e Papa Franceskut, tender i firmosur nga vetë Erion Veliaj. Gjithshtu EAG Comunication kishte marrë tendera edhe bashkia e Urës Vajgurore në atë kohë, që drejtohej nga daja i Erion Veliajt, Syrja Omeraj.

Plug hulumtoi edhe më tej. Në faqen e Facebook të shtetasit Gentian Skënderaj për periudhën 2013-2014 shihet se bën share statuse të Erion Veliaj kur mbante detyrën si Ministër e Mirqënies Sociale. Pas denoncimit kompania EAG ndryhsoi emrin në EGGRA. Një tjetër fakt që provon se Erjon dhe Arbër veliaj ishin pas kësaj kompanie është adresa e saj.

Në vitin 2014, kur kompania EAG Comunication themelohet, regjistron si adresë të saj rrugën “Ibrahim Rugova”, Pallati Përbri plus, apartamenti 3/5.

Në të njëjtën adresë, sipas ekstrakti të QKB, rezultonte e regjistruar selia e kompanisë “GOGEL” e Arbër Veliajt. Pra, GOGEL dhe EAG, që kishin të njëjtin objekt aktiviteti, atë në fushën e rekamave, ndanin të njëjtën zyrë. Nëse dy kompanitë nuk do të kishin të njëjtin pronar, atëherë do të ishin konkurente e aq më pak të qëndronin në të njëjtën zyrë.

Ajo çka ngre dyshime është se në korrik të vitit 2022 kompania EAG ( si sinkronim Erion Arber Gentian) shitet per vlerën qesharake 10.000 leke te shtetasi Klodjan Jaupaj dhe pse vlera kontabel e aksioneve ishte mbi 12.000.000 lekë. 1 muaj pasi u be pronar i kompanisë ky shtetas pezullon aktivitetin e kompansë EAG.

Sot Gentian Skënderaj është aksioner në 2 kompani Otium dhe Urbis, ku aksioner është dhe shtatasi Helidon Begaj i cili deri në vitin 2021 ka mbajtur pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm  të Bashkisë Rrogozhinë. Helidon Begaj është pjesë e hetimit të dosjes së Inceneratorëve pasi ka për fituar mbi 700.000 euro pagesa në kompaninë e tij ALBANO. Një tjetër “rastësi” sesi Gentian Skënderaj i dyshuar si presta nome i Veliaj dhe Helidon Begaj përfitues i parave të inceneratorit të Tiranës, bëhen bashkë në biznesin e pasurive të patundshme.

I mbetet SPAK të verifikojë këto manovra financiare…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...