Rekomandimi për çeljen e negociatave me BE, duket se i ka hapur shumë probleme kryemisntrit Edi Rama, përkundër se çfarë ai thotë në publik se është i kënaqur për këtë vendim.
Sikleti i tij në fakt u vu re që në konferencën e tij të parë, pasi Këshilli i Europës njoftoi vendimin e marrë për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE.
Rama u duk me frymëmarrje të rënduar, ndërsa tentoi pasukses që këtë gjë ta shiste si një emocion për rekomandimin për çeljen e negociatave.
Vetëm pak orë pas vendimit, në skenë u shfaq edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili për më shumë se 6 muajsh ishte fshehur në strehën e tij të viktimizimit.
Nuk është e rastësishme dalja publike e tij pikërisht në këtë moment, pasi çelja e negociatave me BE, fut Shqipërinë në një stad tjetër, duke bërë që vendet anëtare të BE të jenë shumë herë më vigjilent dhe shumë më shumë herë të rreptë me Ramën.
Dhe rrezikun e ndjeu menjëherë Saimir Tahiri, ku doli në skenë dhe lëshoi disa kërcënim në adresë të Ramës, madje duke përdorur edhe shprehjet e tij.
Burime diplomatike për Gazetën 55 thanë se Ramës i është bërë e qartë tashmë nga vendet e rëndësishmet të BE, si Gjermania dhe Franca se duhet të arrestojë Saimir Tahirin.
Kjo gjë e ka panikosur Ramën, pasi ai e di shumë mirë se ish-vartësi i tij dhe ish-njeriu më i besuar për disa vite në PS, ka në dorë fakte dhe dokumente të rëndësishme që e implikojnë direkt atë.
E sigurt është se për të shpëtuar veten, Tahiri po shantazhon Ramën, ku ia ka bërë të qartë se nëse do ta arrestojë, atëherë ai do ta marrë me vete në celi.
Por vendet kryesore të BE janë të vendosur që të shtojnë kontrollin e rreptë ndaj Ramës, gjë kjo e kërkuar edhe nga opozita shqiptare.
Rekomandimi i KE për çeljen e negociatave me Shqipërinë është praktikisht arrestimi i Saimir Tahirit. /55News.al/