×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Presidenti Meta me Erën urojnë nga mali i Dajtit: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Diel, 22 Prill 2018 09:52

Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar një mesazh qytetarëve shqiptarë sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës.  

"Sot në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, dua të bëj një apel, - shkruan Meta në Fb, -  për një kujdes më të madh dhe vëmendje më të shtuar nga të gjithë, për mbrojtjen e natyrës së mrekullueshme që kemi, biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të vendit tonë.

Duhet të kontribuojmë gjithnjë, që ta pasurojmë mjedisin dhe ekosistemin dhe ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar!"

Në përfundim, Presidenti ka publikuar një urim të cilit i është bashkuar edhe vajza e tij e vogël: "Bashkë me Erën nga mali i Dajtit: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës!"

Login to post comments