Deputeti i Partisë Demokratike, njëherazi nënkryetar i Kuvendit, Edi Paloka, ka reaguar ashpër në lidhje me heshtjen e Ramës dhe ministrave të tij apo edhe mediave për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Paloka shprehet se nuk gjejnë dot asnjë rresht për ta kapur si gjë pozitive nga ky raport.
Statusi i plotë
“Asnjë reagim nga Rama për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit!
Asnjë reagim nga asnjë prej ministrave!
Asnjë reagim nga asnjë prej funksionareve të “Rilindjes”!
Asnjë reagim prej mediave apo “analistëve” të paguar nga Rama
Te gjithë këta , që edhe kur ndonjë punonjësi të ambasadës i bie rruga e kalon afër kryeministrisë , bërtasin fort për “mbështetje amerikane ndaj kryeministrit tonë”, për Raportin e Departamentit të Shtetit , kanë mbyllur sytë, veshët dhe gojën!!! Sigurisht këtë herë nuk dalin dot as të lexojnë fjali të shkëputura e të thonë me paturpësi ( siç kanë bërë në fakt herë tjetër) se raporti është pozitiv për qeverinë...
Zgjedhje të blera!
Qeveri e korruptuar në çdo degë!
Drejtësi dhe media të kapura e të shantazhuara. Tani ju mbetet vetëm të dalin e të thonë që Departamenti i Shtetit nuk përfaqëson Departamentin e Shtetit...