Kur panairi kthehet në Karnavale

Tuesday, 01 May 2018 22:58

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot ashtu si 5 vjet rresht një panair pune, në qendër të Tiranës, ku të gjitha firmat i thanë se kishin vende pune bosh. Por sipas ekspertëve të qendrave studimore papunësia e vërtetë është 2 deri në 3 herë më e lartë se sa statistikat qeveritare, dhe se pjesa dërrmuese e të papunëve po emigrojnë në shtete të tjera për të mbijetuar, duke lënë prapa varfërinë e thellë, dhe indiferencën e autoriteteve dhe jo për një jetë më të mirë.

Por për të hequr vëmendjen nga shqetësimi kryesor, Rama dhe ekipi i tij i propagandës, nuk doli jashtë parashikimeve. Nëse shikoni edhe videon e mëposhtme, Kryeministri mori vëmendjen e qytetarëve më shumë për veshjen e tij se sa për prezencën. Sot, veshja e Ramës i përshtatej festivalit të karnavaleve dhe aspak një Panairi  punësimi. Çorapet e kuqe, që më shumë se çorape ngjasonin me streçet, pantallonat treçerekëshe, këpucët me majë, bluza e kuqe e gjumit dhe xhiboksi sportiv i kombinuar me këpucët, ishin përzgjedhja e Ramës në takimin me të rinjtë e papunë që sot i besuan vërtet shifrave të vendeve të Panairit.

Përpjekjet e qeverisë për të hapur vende të reja janë të pamjaftueshme dhe papunësia mbulohet me shprehjet se nevojiten profesionistë. Studiuesit pohojnë se qeveria erdhi me premtime të mëdha për 300 mijë vende pune, por investimet vendase dhe të huaja po mungojnë dhe tani po u thotë njerëzve se ata nuk janë të trajnuar që gjenden bosh.

Qeveria socialiste është në mandatin e dytë, pohojnë ata, dhe është zgjedhur nga qytetarët për t’u gjetur punë për aftësitë dhe profesionet që ata kanë.

Ndërkohë që edhe ajo pjesë e njerëzve që punojnë shumica në Call Centers dhe Fasoneri nuk trajtohen me dinjitet, janë me paga e sigurime të ulëta, me shëndetësi të pagarantuar dhe pa kushte teknike, ndërsa punojnë edhe në ditët e pushimit dhe u shkelen të drejtat të tjera si punëtorë dhe si qytetarë. /Redaksionale

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 22:25

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...