“Pesë 1 Maj-et e qeverisë Rama”, 1 milion shqiptarë të papunë

Tuesday, 01 May 2018 20:30

Në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka bërë një bilanc ashtu siç e quan ajo “pesë 1 Maj-ve” të qeverisë Rama”.

Bashkë me një raport të Këshillit Rajonal, ku thuhet se 57% të punësimit, Shqipëria e ka në të zezë, sa dyfishi i mesatares rajonale, deputetja demokrate shkruan se sot ka 1 milion shqiptarë të papunë.

Përmes një statuasi në Facebook, ajo konstaton se ka 100 mijë fëmijë të paushqyer dhe 350 mijë të larguar nga Shqipëria.

Postimi i plotë:

Bilanci i pesë “1 Maj-ve” të qeverisë Rama.

1 milion shqiptarë të papunë !

100 mijë fëmijë të paushqyer !

350 mijë të larguar nga Shqipëria!

—————————————————

Sot Rama bëri thirrjen: çohuni nga kafja dhe punoni. Por për 5 vjet s’ka hapur asnjë vend pune. Të vetmet vende të punës, që ka hapur Rama, në këto 5 vite, kërkojnë një cv-trafikanti apo matrapazi.

Punë ka, por nuk ka profesionistë për në Kanabistanin e Edvinit, ku të drejtat e punëtorit shkelen me VKM-të klienteliste, të firmosura porsi një Kryeministër Skllavopronar…:

Paga minimale 21.000 lek, paga e papunësisë 5.000 lek.

Ndërsa referuar Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Shqipëria ka përqindjen më të lartë të të punësuarëve në të zezë. Në një raport të posaçëm kjo organizatë, vlerësoi, se informaliteti në punësim në Shqipëri është 57%, gati sa dyfishi i fenomenit në rajon, veçanërisht i pranishëm në grupet më vulnerabël, siç janë të rinjtë, gratë dhe grupmosha më e vjetër e forcës së punës.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, në vitin 2016 Shqipëria shpenzoi për ushqime 32.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), Kosova shpenzon 29.4% e ndjekur nga Mali i Zi me 22.8%, Bosnja me 21.5%, Maqedonia me 18.4% dhe Serbia me16.5%.

Për bukë dhe drithëra, Shqipëria shpenzon 5% të PBB, më e larta në Europë, nga 1.1% që është mesatarja e BE-së.

Varfëria në Shqipëri është ulëritëse. Mijëra familje luftojnë për të siguruar një vakt me bukë thatë për fëmijët e tyre. Ndërsa Rama qëllimshëm, me politika antisociale ka ulur mjerimin këmbëkryq në vatrat shqiptare…që njerëzit të mendojnë për ushqim e nevoja bazike, e jo përtej tyre…!

Ja pra njihuni me Ramën, “kryepunëtorin” e korrupsionit dhe kanabisit

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...