Ja pse "Tigri" i Rilindjes nuk duhet në krye të financave shqiptare

Tuesday, 01 May 2018 20:46

Edhe në vitin e 5-të në pushtet, qeverisë rama i çalon zëri i investimeve publike. Njëlloj si një vit më parë, buxheti po shënon një tepricë të të ardhurave kundrejt shpenzimeve. Në foton e mëposhtme, të marrë nga faqja zyrtare e Ministrisë së Financave, shihet qartë paaftësia e qeverisë për të shpenzuar paratë që mbledh nga taksat e shqiptarëve.

Në tremujorin e parë të këtij viti shpenzimet publike shënojnë 10.4 miliardë lekë ndërkohë që në buxhet për të gjithë vitin parashikohen 86.4 miliardë lekë. Nëse do ta ndanin vitin në katër pjesë, dhe do të pjestonim fondin total, për 4 tremujorë, qeveria duhet të kishte investuar mesatarisht 22 miliardë lekë. Kjo shifër është dy herë më e lartë se ajo e investuar.

Investimet janë zëri më produktiv i buxhetit sepse ndikojnë drejtpërdrejtë rritjen ekonomike dhe rrisin punësimin. Por prej 5 vitesh, investimet, të njohura ndryshe si shpenzimet kapitale, janë zëri me ecurinë më problematike të buxhetit.

Por rënia e investimeve publike gjatë viteve të fundit nuk është shqetësimi i vetëm. Ekspertët kanë ngritur shqetësim edhe për cilësinë e tyre.

Prej vitesh Shqipëria nuk ka përfunduar asnjë vepër madhore publike, rruga apo investim tjetër që ndikon jetën e qytetarëve. Paratë kanë shkuar në projekte të copëzuara, shpesh edhe në zëra që nuk kanë lidhje me investimet si rikonstruksion zyrash, fasada apo mobilime.

fiskalja.jpg

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 20:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...